Një aksident në aksin Orikum-Vlorë kla sjellë vdekjen e një 66-vjeçari. Një mjet tip benz ka përplasur për vdekje shtetasin me iniciale N.B, I cili pasi u transportua në spital ndërroi jetë.
Policia ka shoqëruar 27 vjeçarin A.B, që është drejtuesi i mjetit që përplasi këmbësorin.
Rreth orës 13:30 të ditës së sotme, Salla Operative e Policisë së Vlorës është njoftuar nga një telefonatë se në aksin rrugor Orikum-Vlorë, një automjet tip “Mercedes Benz”, ka aksidentuar, një shtetas këmbësor.
I dëmtuari, shtetasi N.B., 67 vjeç, është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ka ndërruar edhe jetë.
(B.H/Shuplaka)