Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia në Vlorë. A.K., banues në fshatin Kotë ishte në kërkim pasi në nëntor të vitit të shkuar vodhi një shumë parash ndaj një shtetasi në Kotë.
Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë i caktoi masën e sigurisë së “Arrestit në burg”. Ndalimi i tij u krye në vijim të operacionit policor “Sundimi i ligjit”.
Nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se 20-vjeçari është autori i 2 vjedhjeve të sendeve të ndryshme, njëri rast në një banesë dhe tjetri në një lokal, të dyja në fshatin Kotë.
Njoftimi i Policisë:
Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Stacionit të Policisë Selenicë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë operacionit policor të koduar “Storm 13”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
– A. K., 20 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 09.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, sepse dyshohet se në muajin nëntor të vitit 2023, i ka vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi, në fshatin Kotë.
Në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve, ka rezultuar se shtetasi A. K. është autori i dyshuar i 2 rasteve të vjedhjes së sendeve të ndyshme, në një banese dhe në një lokal, në fshatin Kotë.