18:38 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

VOA: Presidenti Biden i bashkohet grevës së punonjësve të autoindustrisë në Miçigan

16:35 | 27/09/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VOA: Presidenti Biden i bashkohet grevës së punonjësve të autoindustrisë në Miçigan

Ish-Presidenti Donald Trump do të shkojë sonte në Miçigan në përpjekje për të siguruar mbështetje për zgjedhjet presidenciale të vitit që vjen, ndërsa greva e punonjësve të industrisë së prodhimit të makinave hyn në javën e dytë. Vizita e zotit Trump vjen një ditë pasi Presidenti Joe Biden u bë presidenti i parë amerikan në detyrë që i bashkohet një greve të sindikatave, duke mbështetur punonjësit e linjës së prodhimit të automjeteve në Miçigan ndërsa kërkojnë rritje page prej 40 për qind dhe një javë pune 32 orëshe. Vizitat e kundërshtarëve politikë nxjerrin në pah dinamikën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, e cila gjithnjë e më shumë po duket si një duel mes republikanit Trump dhe demokratit Biden. Por sa do të ndikojë vizita e Presidentit Biden tek qëndrimi i drejtuesve të tre gjigandëve amerikanë të prodhimit të makinave?

Presidenti Joe Biden thotë shpesh se sindikatat e punonjësve e ndërtuan Amerikën. Të martën, ai u bë presidenti i parë në detyrë që i bashkohet grevës së sindikatës së punonjësve të autoindustrisë në Detroit. Greva e punonjësve të autoindustrisë po hyn në javën e dytë ndërsa kërkojnë paga më të larta dhe një javë më të shkurtër pune si dhe ndryshime të tjera nga drejtuesit e tre gjigandëve amerikanë të prodhimit të automobilave.

Zoti Biden nuk ka thënë se cilat kërkesa të punonjësve i mbështet, ndërsa është shprehur se i mbështet të drejtat e tyre.

“Vazhdoni grevën, sepse meritoni rritjen e konsiderueshme që ju nevojitet dhe përfitime të tjera. Le të fitojmë atë që kemi humbur. Ne i mbështetëm ata (kompanitë e automobilave). Tani është koha që ata të na mbështesin ne”.

Presidenti i sindikatës së fuqishme të punonjësve të autoindustrisë amerikane e falënderoi zotin Biden. Sindikata që mbështeti kandidaturën e zotit Biden në vitin 2020 ende nuk ka shprehur qëndrimin për zgjedhjet e vitit 2024.

“Faleminderit zoti President që erdhët për të na mbështetur në momentin përcaktues të gjeneratës tonë. Faleminderit që jeni pjesë e kësaj beteje”, tha Shawn Fain, president i sindikatës “United Auto Workers”.

Sindikata thotë se ka më shumë se 400,000 anëtarë, ndërsa thekson rritjen e fitimeve të mëdha të kompanisë dhe pagat e larta të drejtuesve, në kontrast me rritjen e vogël të pagës së punonjësve.

Javën e kaluar gjatë protestës, një punonjëse tha se greva ka të bëjë më shumë sesa kushtet. Bëhet fjalë për mënyrën sesi amerikanë mendojnë për punën dhe kompensimin nga korporatat.

“Dua që nivelet të jenë të balancuara. Që të gjithë të kenë një pagë të mirë dhe të drejtë. Nëse paguhem 30 dollarë në njërën anë të linjës së prodhimit dhe individi përballë meje paguhet 15 dollarë në orë, si mund të jetë e drejtë?”, thotë Yolanda Downs, anëtare e sindikatës.

Kompania më e madhe amerikane e prodhimit të makinave “General Motors”, shmangu çdo koment të drejtpërdrejtë lidhur me vizitën e zotit Biden, ndërsa u shpreh përmes një deklarate se, “Impenjimi ynë nuk është në politikë, por vazhdon të jetë tek negociatat në mirëbesim me drejtuesit e sindikatës për të arritur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur”.

Profesoresha e shkencave politike, Susan Kang, thotë se vendimi i zotit Biden për të mbështetur punonjësit është i rëndësishëm. Por a mund ta ndryshojë ai balancën e negociatave?

“Ndoshta jo, sepse ka shumë detaje në specifikat e negociatave. Por ai mund të ndikojë tek mbështetja politike. Aktualisht greva gëzon një mbështetje të madhe nga publiku. Mendoj se kjo do ta legjitimojë edhe më tej pozitën e grevistëve”.

Kandidati kryesor republikan për president, Donald Trump, do të zhvillojë sonte në mbrëmje një tubim pranë një fabrike në Detroit që nuk është pjesë e sindikatave, duke anashkaluar debatin e dytë mes kandidatëve republikanë për president. Përmes një deklarate, zoti Trump e quajti udhëtimin e Presidentit Biden në Detroit si një manovër politike.

Profesoresha Kang thotë se politikanët e moshuar mund të mos e kuptojnë një lëvizje më të gjerë të brezit të amerikanëve të lindur mes viteve 1981 dhe 1996, forca më e madhe punonjëse në vend.

“Mendoj se ka një valë kundër intolerancës së madhe të pabarazisë së thellë socio-ekonomike që me të vërtetë e ka karakterizuar jetën time”.

Sindikata po kërkon një rritje prej 36% të pagave të përgjithshme gjatë katër viteve të ardhshme. Punonjësit kërkojnë një javë pune 32 orëshe pa ndikuar tek paga dhe që kostoja e jetesës të reflektohet tek rrogat që marrin, mes kërkesave të tjera./ VOA

Pas

Gattuso gjen ekipin e ri, kësaj here do të vazhdojë karrierën në Francë

Para

Pranga për ish-trajnerin 55-vjeçar, mashtroi një person se në këmbim të parave do ta merrte në ekip (EMRI)

Para
Pranga për ish-trajnerin 55-vjeçar, mashtroi një person se në këmbim të parave do ta merrte në ekip (EMRI)

Pranga për ish-trajnerin 55-vjeçar, mashtroi një person se në këmbim të parave do ta merrte në ekip (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spiropali vijon vizitën në Bullgari! Takime me Presidentin dhe Kryetaren e Parlamentit: Shqipëria, kampione në procesin e anëtarësimit në BE

Gaza: Ishin në radhë për furnizime ushqimore pranë një spitali, vriten gra e fëmijë

Nuk filloi hetohet për rastin e Thethit, Manja i kërkon KLP dhe ILD procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Presidentja Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më i thjeshtë se sa i Ukrainës. Trump dhe Rutte duhet të…

Zhgënjehet SHBA, Rubio: Me Rusinë nuk kemi arritur përparim

Yamal me pushime në Kinë, çmenden fansat! Ylli i Barcelonës i përshëndet në gjuhën vendase

Rindërtimi i Kievit nga lufta do t’i kushtojë Ukrainës 1 trilion dollarë

Pamjet e vatrës së zjarrit në Lezhë, pranë urës së Prekanit në Shënkollë, zjarrfikësja në vendngjarje

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia! Kreu i PL-së kërkon shfuqimin e vendimit të Gjykatës së Lartë

Aksion i Policisë së Vlorës/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.