Një foshnje është dërguar në Spitalin e Durrësit pa shenja jete.
Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se foshnja me iniciale N. A. është 15 muajshe. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj gjendje të foshnjes. Grupi hetimor ka nisur punën për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Ndërkaq, gazeta “DurrësLajm” shkruan se prindërit e kishin dërguar foshnjën e tyre 15 muajshe të seksit femër në urgjencën pediatrike 3 ditë më parë, ku mjekët e kishin diagnostikuar me virozë të stinës. Ajo ishte duke u mjekuar për këtë arsye.
(XH.A/SHUPLAKA)