Albana Vokshi e PD në një postim të saj të fundit në rrjetet sociale pyet nëse kryeministri Rama do të gjobisë ministren e arsimit Lindita Nikolla. Vokshi i referohet një gabimi gramatikor që sipas saj ka bërë ministra e arsimit ku fjalën “prindërit” e ka shkruar gabimisht “prindët” në një postm në rrjetet sociale.
Ajo thotë se Rama dikur kryebashkiak gjobiste punonjësit e administratës së Bashkisë kur ata bënin gabime gramatikore në shkresat që përgatisnin, duke pyetur nëse do ta respektojë këtë standart edhe për ministren e arsimit që sipas saj mund të futet në kategorinë e “analfabetëve funksionalë”.
Megjithatë duket se Nikolla e ka kapur shpejt gabimin gramatikor dhe e ka rregulluar.
POSTIMI I VOKSHIT:
A DO TA GJOBISË KRYEMINISTRI RAMA MINISTREN E ARSIMIT???
Dikur, Rama Kryebashkiak i Tiranës, gjobiste punonjësit e administratës së Bashkisë kur ata bënin gabime gramatikore në shkresat që përgatisnin…
Kur u bë Kryeministër, ndër vendimet e para të tij, ishte punësimi I redaktoreve të gjuhës shqipe në cdo Ministri…
Por…sot, Ministrja e tij e Arsimit, mund të futet në kategorinë e “analfabetëve funksionalë”…
Fjala “prindët” nuk ekziston në fjalorin e gjuhës shqipe…
(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post