Në lidhje Skype këtë të diel foli për Fax News, avokati Altin Goxhaj. Për gazetarin Albi Rakip, avokati foli nga Brukseli ku është i pranishëm me aktivistë të tjerë në takime me diasporën shqiptare atje për të diskutuar mbi mënyrën se si mund të votojnë emigrantët jashtë Shqipërisë.
Goxhaj tregoi mbi diskutimet me ta dhe draftin e projekt-ligjit, ku parashikohet se si do të jetë mënyra se si do të votohet nga emigrantët dhe si do të numërohet vota më pas. E rëndësishme është në këtë draft ruajtja e votës prej sistemit të patronazhimit, në këtë rast prej postës shqiptare, ambasadave apo e-albania.
Parashikohet të përdoret një postë ndëkombëtare, si DHL që grumbullon të gjitha votat dhe i dërgon në KQZ, ku do të ketë numërues të pavarur prej profesioneve të lira.
Altin Goxhaj: Shqiptarët e diasporës ranë dakord me një draft me një projekt-ligj për votën e diasporës, të shtetasve shqiptarë rezidentë jashtë shtetit, të cilët kërkojnë që vota e tyre të mos cënohet, të mos preket nga sistemi patronazhimit. Kjo është pika më e rëndësishme që u diskutua dje dhe u diskutuan pikat e një draft projekt-ligji që ka përgatitur lëvizja “ShpresOn”. Është draft me 10 pika që iu prezantua të ftuarve, të cilët ishin 60 shqiptarë nga zona e Brukselit, por edhe nga disa qytete këtu pranë. Të cilët vlerësuan se propozimi jonë për shmangien e asaj që quhet Patronazhistëve nga influencimi në votë, nëpërmjet manipulimit digjital, nëpërmjet rolit të tyre në numërim, nëpërmjet sistemit të ambasadave, përdorimit të e-albania, mënyra se si e kemi propozuar regjistrimi i shqiptarëve të mërgatës në regjistrin e votuesve të mos jetë më kompetencë e e-albania, pra e Ramës, por të jetë e një KQZ-je me përbërje neutrale të bazuar tek profesionet e lira që ne e kemi propozuar që në 2020 dhe 2021. E dyta ishte përdorimi i postëts ndërkombëtare dhe jo shqiptare. Sepse posta shqiptare, një pjesë e punonjësve të saj ishin patronazhist. Elementi i tretë, që këto vota e shqiptarëve të diasporës nuk duhet të preken as nga patronazhistët e postës shqiptare dhe as nga patronazhistët e pushtetit, as nga ambasada. Por kjo votë të vijë nga DHL në bllok të gjitha. Të vijnë të gjitha në KQZ, ku të priten nga komisionerët neutral që vijnë nga profesionet e lira, që janë avokatë, dentistë, përmbarues, ekspertë ligjorë, ekspertë kontabël, vlerësues pasuror.