Katër seanca të tjera plenare do të mbahen deri në mbylljen e sesionit parlamentar.
Njëra do të mbahet ditën e nesërme, ndërsa 3 të tjerat do të zhvillohen në 3 ditët e javës së ardhshme për të çuar në votim ndryshimet në Kushtetuese dhe ndryshimet në kodin zgjedhor.
Konferenca e Kryetarëve, e zhvilluar sot më 22 korrik miratoi kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, për për periudhën 24-31 korrik 2020. Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 27, 28 dhe 30 korrik 2020.
Konferenca e Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).(A.M/Faxweb.al)