Votimi i Kryeprokurores së përkohshme, Arta Markut, e cila u zgjodh me 69 vota, ka sjellë debat të ashpër jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës. Kështu gazetarja Sonila Meço është përfshirë në një debat të ashpër me aktivisten e shoqërisë civile Delina Ficon për Kryeprokuroren e re dhe mënyrën e zgjedhjes së saj.
Debati i zhvilluar në rrjetin social ‘Facebook’ ka ardhur pas një statusi të Sonila Meços ku shkruante ndër të tjera se “Një prokuror i përgjithshëm i përkohshëm, që zgjidhet vetëm nga maxhoranca e zhytur nën hije e dritë skandalesh nuk bind askënd”. Pas këtij statusi Delina Fico ka komentuar duke argumentuar se pse zgjedhja e saj ishte e drejtë. Argumentet e saj mbështeten kryesisht tek qëndrimi i ndërkombëtarëve, duke e akuzuar Meçon për retorikë antishtet në lidhje me qëndrimin e saj për Kryeprokuroren e re.
“Nuk e kuptoj kete retoriken anti-shtet dhe anti-demokraci qe e ke shume per qejf ti e te tjere keto dite. Ti je aq e informuar sa ta dish se alternativa e ketij qendrimi eshte nje zgjdhje alla Trump. E mirepret nje zgjidhje te tille per Shqiperine (se do te te duhet edhe ta pershtasesh nivelin e Trumpit per nivel te Shqiperise)? Mendo nje biznesmen te pasur, injorant dhe seksist shqiptar dhe mendoje si udheheqes te vendit ku jeton. Eshte kjo ajo qe do?”, shkruan Delina.
Por në përgjigjen e saj Sonila Meço i shkruan se “Pranoj me shume deshire diskutimin e debatin deri ne kufijte e fyerjes dhe venies ne radhet e mia te fjalive qe nuk jane te miat. Te me akuzosh per retorike antishtet kur ne cdo fillim e fund paragrafi argumentativ permend kushtetuten, me ngjan dashakeqesi ne rastin me te mire e verberi ne me te keqin”.
Komenti i Delina Ficos:
Sonila, nuk arrij ta kuptoj kete aftesine per te mos pare ne sy ate qe ndodh: (1) Ligji qe parashikon zgjedhjen e kryeprokurorit te pergjithshem te perkohshem u pranua/aprovua haptas nga BE dhe SHBA; (2) Procesi per zgjedhjen e prokurorit te pergjithshem te perkohshem u miratua haptas nga BE dhe SHBA; (3) Kandidatja e perzgjedhur eshte nga prokuroret me rekord me te mire profesional dhe pa pasuri te pajustifkuara (sic doli nga kontrolli i ILKPD); (4) Kemi thene qe duam te bashkohemi ne BE dhe qe kemi partner strategjike SHBA, pra duhet t’i ndjekim kerkesat dhe rekomandimet konkrete qe na ben klubi (BE) ku po lutemi te hyjme. Mund te me thuash cila eshte alternativa? Me thuaj cila eshte zgjidhja jote ne kete kontekst? Pastaj, cilet duhet t’i bejne zgjedhjet e gjerave, sipas ligjeve ne fuqi, pervecse ata qe shumica e votuesve kane zgjedhur per te qeverisur keta 4 vite? Je per zgjedhje me referendum? Je per anullim te demokracise, domethene, je kunder faktit qe shumica e zgjedhur te vendose, kur ia lejon ligji? Sepse kjo eshte ajo qe ndodhji sot: (1) ligji ia lejon shumicesn te zgjedhe prokurorin e perkohshem; (2) shumica e zgjodhi; (3) BE dhe SHBA e aprovojne procesin. Nuk e kuptoj kete retoriken anti-shtet dhe anti-demokraci qe e ke shume per qejf ti e te tjere keto dite. Ti je aq e informuar sa ta dish se alternativa e ketij qendrimi eshte nje zgjdhje alla Trump. E mirepret nje zgjidhje te tille per Shqiperine (se do te te duhet edhe ta pershtasesh nivelin e Trumpit per nivel te Shqiperise)? Mendo nje biznesmen te pasur, injorant dhe seksist shqiptar dhe mendoje si udheheqes te vendit ku jeton. Eshte kjo ajo qe do?
Përgjigjia e Sonila Meços
E dashur Delina, se pari pranoj me shume deshire diskutimin e debatin deri ne kufijte e fyerjes dhe venies ne radhet e mia te fjalive qe nuk jane te miat. Te me akuzosh per retorike antishtet kur ne cdo fillim e fund paragrafi argumentativ permend kushtetuten, me ngjan dashakeqesi ne rastin me te mire e verberi ne me te keqin. Te me ofrosh zgjidhjen alla Trump si nje mundesi per te zgjedhur mes Zotit e Djallit ku e mira dhe e keqja absolutizohen ne menyre kanonike, me ngjan krej e palogjikshme. Nuk kam permendur ne asnje paragraf kete emer, nje zgjedhje kushtetuese e nje populli tjeter. Me pyet nese dua nje biznesmen injorant, seksist ne krye te vendit, a thua se zgjidhja ne kete vend eshte vetem zgjedhja e te keqes me te vogel. Po te pergjigjem per analizen e gabuar te fjaleve te mia, megjithese statusin tim e konsideroj shterues. Kushti paraprak i kesaj pergjigjeje eshte se une e ti, ti dhe une jemi dy shtetase shqiptare, qytetare te nje vendi ku Kushtetuta e Ligji na garantojne te drejten per t’u shprehur, per te zgjedhur, per t’u mbrojtur e kerkuar llogari te zgjedhurve tane. Neni 148/a pika 1 e Kushtetutes thote: prokurori i pergjithshem zgjidhet me 3/5 e anetareve te Kuvendit, mes tre kandidateve te propozuar nga KLP per nje mandat 7 vjecar, pa te drejte riemerimi. Pika 2 shton: KLP bazuar ne thirrje publike dhe procedure transparente, perzgjedh dhe rendit tre kandidatet me te kualifikuar dhe ia percjell Kuvendit. Po Kushtetuta sanksionon se Prokurori i Pergjithshem zgjidhet vetem pasi eshte konfirmuar perfundimi i Shkolles se Magjistratures dhe kryerja e procesit te verifikimit paraprak te pasurise e figures se tyre. Une pa kete proces vettingu nuk e ve dot doren ne zjarr Deline, sepse per kete u luftua fort si pompa funksionale e reformes ne drejtesi. E ve dot ti? Vijojme: mbarimi i mandatit te Prokurorit deklarohet me vendim te KLP. Asnje dispozite kalimtare ne kushtetute, sepse kjo e fundit parashikon se KLP ngrihet brenda 8 muajve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji. Ligji hyri ne fuqi ne gusht 2016, pra Kushtetuta ka percaktuar se KLP duhej te qe krijuar brenda dates 11 shkurt 2017. KLP nuk u krijua ne afatet ligjore. Arsyeja? Mosgjetja e nje perfaqesuesi te kualifikuar te shoqerise civile. Me ndjek Delina? Asaj shoqerie ku ke dhene e jep kontribut te forte prej shume vitesh edhe ti. Cuditerisht krej ne kundershtim me kushtetuten miratohet nga maxhoranca nje ligj ku parashikohet mos krijimi i KLP edhe pas nje viti (?!!!!!). Prokurori i Pergjithshem i Perkohshem nuk parashikohet ne Kushtetute Deline, ky eshte qendrimi i pare anti shtet. Asnje afat per punen e tij, qendrimi i dyte anti shtet. Ne dispoziten e re maxhoranca pranon se mund te zgjidhet edhe me 36 vota, pra shumice te thjeshte prezente te kuorumit. Qendrimi i trete anti shtet Deline se kushtetuta qarte parashikon zgjedhjen me 84 vota. Sot u zgjodh me 69, vetem te PS. Prokurori i ri nuk kalon vettingun. Qendrimi i katert anti shtet Deline. Dhe e gjitha kjo ne nje kohe kur prokuroria ka ne duar dosje te nxehta per figura te rendesishme te maxhorances. Tani me thuaj ku jam une anti shtet e anti demokraci? Kur mendoj se maxhorance e opozite me kusuret e tyre e kane perdhunuar kushtetuten? Dhe dicka, po Euralius e Opdat kane dhene nje opinion, per te mbeshtetur akte te paparashikuara ne kushtetute. Por mesa di sot e kesaj dite nuk u jane pergjigjur asnje pyetjeje gazetaresh lidhur me kete. Ndaj Deline eja debatojme, por me logjike. Sic e sheh nuk para e prapagjykoj as punen tende e as personin tend, madje nuk te shtroj as pyetjen: si ndihesh kur shoqeria civile deshton nje projekt kushtetues?
REPLIKAT:
Delina Fico, para disa kohësh përfundoi në faqen e parë të gazetës maqedonase “Dnevnik”, ku akuzohej se ka përfituar një fond prej 9 milionë dollarë për një projekt të USAID-it si person i afërt me George Soros.
“Ish-gruaja e Kryeministrit shqiptar Edi Rama, Delina Fico, përgjatë 5 viteve të ardhshme deri ne 2021, do të ketë vendimmarrjen kryesore në dhënien e fondeve prej rreth 9.5 milionë dollarë të agjencisë USAID, të cilat do t’i kalojë tek organizatat e Soros-it, të fshhura mbrapa termit “jo-qeveritar”. Asaj iu dha kjo mundësi përmes një tenderi të përfundura në shtator, pasi një veprimtari pritej të merrte fund pas mundësisë së ndryshimit të administratës qeverisëse e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndryshuar”, shkruante ndër të tjera gazeta maqedonase.
(B.H/Faxweb)