Diten e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parshikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat duke filluar nga orët e mesditës do të pasohen nga reshje shiu.
Hera-herës reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra dhe lokalisht breshër kryesisht në qendër dhe jug të vendit. Era do fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, valëzimi në dete i forcës 1-2ballë.