Ditën e sotme Gjykata e Durrësit ka vendosur 5 vite burg për autorin e vrasjes së Agim Arapit. Gjykatësi Paulin Çera dha vendimin për një prej dy vëllezërve të akuzuar për vrasjen e Agim Arapit.
Kujtim Ekonomi, u dënua me 5 vite heqje lirie me akuzën e vrasjes nga pakujdesia, ndërsa vëllai i tij, Kostandini, u liria nga burgu 3 muaj pas vrasjes si i pafajshëm, dhëndri i tyre Jurgen Kurti, nuk u thirr asnjëherë në sallën e gjyqit as si dëshmitar.
Këtë vendim e ka kundërshtuar bashkëshortja e të ndjerit Agim Arapi e cila ka deklaruar se gjykata nuk mori parasysh as pamjet filmike që tregonin katërçipërisht, se në vrasjen brenda në dyqanin e saj merrnin pjesë tre persona, dy vëllezërit Ekonomi si dhe dhëndri i tyre, Jurgen Kurti.
Sipas Vjollca Arapit, Gjykata nuk mori parasysh as tabulatet telefonike për thirrjet e kryera nga Jurgen Kurti në drejtim të vjehrrit dhe vëllait të vjehrrit të tij pak minuta para vrasjes.
Ajo u shpreh më tej se çështjen do ta apelojë derisa të dalë e vërteta. (J.V/Faxweb)