Ditë pas dite dëshmi të tjera publikohen për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtares së ndjerë Fildes Hafizi dhe fëmijëve të saj të mitur nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi. Sot ka qenë rradha e dëshmive të dy shoqeve të së ndjerës, prokurore në detyrë.
Ato janë shprehur se fëmijët sa herë që ktheheshin nga vizita te babai i tyre ishin të terrorizuar dhe kishin nevojë që të takoheshin me psikologun.
Prokurorja me inicialet E. N., pohoi se gjyqtarja 39-vjeçare ndihej e frikësuar dhe shpesh herë shprehte shqetësim se ish-burri i saj Fadil Kasemi do ta vriste.
Po ashtu, drama thellohet akoma më shumë, pasi prokurorja shton se kur fëmijët ktheheshin nga vizita tek babai i tyre, ishin të terrorizuar.
“Kur fëmijët iknin të babai ktheheshin të terrorizuar dhe Fildesi i çonte të psikologu”, tha ajo. Sipas shoqes së nënës së dy fëmijëve, arsyeja që çoi Kasemin drejt vrasjes së ish-gruas ishte fakti se kjo e fundit e divorci, pasi sipas saj ai nuk pranonte ndarjen.
Ndërkohë, bazuar nga dëshmia e shoqes së viktimës, Prokuroria do të pyesë edhe psikologen e dy fëmijëve. Sakaq, Fadil Kasemi, i cili aktualisht ndodhet në burg, nga salla e gjyqit u kërkoi falje fëmijëve të tij.
Po ashtu gjatë ditës së djeshme ai u njoh me masën e arrestit me burg, ndërkohë që nuk shfaqi shenja pendese. Kasemi u kujdes që përmes avokatit të tregonte se nuk kishte qëllim që të arratisej pas vrasjes së Hafizit.
(E.K/SHUPLAKA)