Ndërkohë që ka kaluar rreth një muaj që nga grabitja e bujshmë e Rinasit ku mbeti I vrarë Admir Murataj, sa vijnë e shtohen dyshimet rreth mënyrës dhe protagonistëve që e kanë kryer këtë ekzekutim. Kjo edhe për faktin se pas gjithë kësaj kohe, në dosjen hetimore, nuk jepen detaje se si është vrarë Murataj
Por eksperti i kriminalistikes Mitat Havari përjashton mundësinë që Admiri të jetë vrarë nga policia.
“E para që unë e përjashtoj mundësinë e shkëmbimit të zjarrit, kjo do ndodhte më para, policia ka aq djem që do shponte gomat ti spostonte”, ka deklaruar Mitat Havari në një intervistë për Top Channel.
“Nga dëshmitë e pjesëtarëve të policisë rezulton që nuk ka pasur një sulm drejt tyre pasi nuk ka asnjë predhë në furgonin e policisë. Përderisa nuk ka shenja, asnjë polic s’është lënduar, këtë pjesë këtu unë e quaj imagjinare, pastaj vijmë te vendi ngjarjes, është kthyer furgoni, bllokuar, policia nuk sheh gjë, është totalisht e bllokuar. Bie si version, s’ka shenja. Në qoftë se banditët do vendosnin makinën hetimi tatimor, ishte bllokuar rruga, imagjinojmë se policia ka qenë atje, s’ka pasur sheshpamje, viktima bie aty, gjë që bie poshtë, s’ka qenë policia që e ka vrarë, kanë qenë vetë grabitësit ekzekutorët”, shtoi më tej ai.
Ndërkohë gazetari investigativ, Artan Hoxha ka tregon se çfarë kanë thënë efektivët që qëlluan në drejtim të grabitësve.
“Punonjësit e policisë, nga deklarimet që kam marrë personalisht kanë thënë që nuk kemi patur fushëpamje, jemi munduar ta shohim vendngjarjen prapa, që a kanë mundësi, në fakt duket jashtëzakonisht e vështirë të kenë pasur fushëpamje”, tregon Artan Hoxha.
(F.GJ/FAXWEB.AL)