21:04 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dinamika e makabritetit në Kosovë, vrasja e ‘paralajmëruar’ në oborrin e QKUK-së

07:10 | 01/12/2022
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dinamika e makabritetit në Kosovë, vrasja e ‘paralajmëruar’ në oborrin e QKUK-së

Vrasja e 35-vjeçares në QKUK u dënua me fjalët më të ashpra edhe nga udhëheqësit e partive politike, ndërsa Rrjeti i Grupeve të Grave paralajmëroi protesta për të enjten në Prishtinë.

Një 35-vjeçare nga Lipjani është vrarë më 30 nëntor në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Gruaja me inicialet H.M. dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti në oborrin para Klinikës së Gjinekologjisë derisa kishte dalë për një shëtitje.

Policia tha se bashkë me prokurorinë po kryejnë hetime për të ndriçuar rrethanat dhe motivet e mundshme të vrasjes dhe për momentin nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.

Kryetari i Lipjanit tha se 35-vjeçarja e lindur në Lipjan ishte martuar në Shtime. Ai tha se viktima ishte më e vogla e shtatë motrave, derisa sipas tij institucionet kanë qenë të njoftuara për rastin e saj.

Ahmeti tha se çifti ishin ndarë para 5-muajsh, derisa tashmë e ndjera pas divorcit kishte jetuar në shtëpinë e agjës pasi nuk kishte as baba e as agjallarë.

Motra e viktimës poashtu tha se autoritetet kanë qenë të njoftuara për shkurorëzimin e 35-vjeçares dhe problemet me ish-bashkëshortin.

Ajo tha se familjarët e burrit i cili dyshohet se e ka vrarë gruan e tij, e kanë lutur motrën e saj të kthehet në shtëpi.

Një tjetër familjarë i tashmë të ndjerës thotë se çifti kishin qëndruar të martuar për rreth 4 muaj dhe se ndarja kishte ardhur edhe me intervenimin e shtetit.

Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë, në Radio Dukagjini, ka thënë se gruaja shtatzënë e cila u vra këtë të mërkurë, kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucione përkatëse.

Bala, tha se institucionet e sigurisë duhet ta shtojnë përgjegjshmërinë, dhe viktimave të dhunës t’u jepet përkrahja e plotë.

Ajo theksoi, se lufta ndaj fenomenit të dhunës duhet të jetë e gjithë shoqërisë dhe të mos reduktohet vetëm në institucione. Balaj ka thënë se gruaja shtatzënë e cila u vra të mërkurën mbrëma nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces të ndarjes, ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

“Sipas informacioneve që i kemi e ndjera ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj”, ka thënë ajo.

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka kërkuar dorëheqjen e ushtruesit të detyrës drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti nëse konfirmohet se rasti ka qenë i lajmëruar në polici.

“Unë mendoj që drejtori i Policisë  sonte duhet të jap dorëheqje. Si deputet po e them me plot përgjegjësi, nëse rasti ka qenë i lajmëruar në polici”, ka deklaruar Abazi në RTV Dukagjini.

Vrasja e shtatzënës nxiti reagime të ashpra në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti, tha se kjo ishte vrasje mizore, “e papranueshme dhe e padurueshme”. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se duhet t’i jepet fund “valës kriminale” dhe “femicidit” ndaj grave, teksa kërkoi drejtësi për viktimat e dhunës.

Liderët e subjekteve opozitare poashtu reaguan ashpër duke kërkuar reagimin e menjëhershëm të shtetit dhe shoqërisë ndaj këtyre akteve makabre. Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbajë të enjten në Prishtinë protesta për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare.

Kjo është vrasja e dytë e grave në një javë në Kosovë. Më 25 nëntor një burrë vrau gruan e tij në Prishtinë. Të dyja vrasjet ndodhën ndërsa në Kosovë po mbahet një fushatë 16 ditëshe kundër dhunës ndaj gruas me moton “as edhe një më shumë”. Policia e Kosovës tha se nga janari i këtij viti e deri në muajin tetor, janë shënuar dy mijë e 273 raste të dhunës në familje.

Pas

Shkencëtarët “ndërhyjnë” në trurin e mizave për t’i kontrolluar nga distanca

Para

Shumë projekte në punë! Horoskopi për ditën e sotme, 1 dhjetor 2022

Para
3 shenjat e zodiakut që do të kenë një fundjavë të bukur

Shumë projekte në punë! Horoskopi për ditën e sotme, 1 dhjetor 2022

Discussion about this post

 



Të Fundit

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

Korçë/ Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes

SHBA/ Kandidati për kryetar bashkie i New York-ut arrestohet nga agjentët e emigracionit

“Gjërat po ndryshojnë në botë”, Vuçiç kërcënon hapur: Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

“Izraeli po përdor celularët tuaj për të zbuluar vendndodhjen”, Irani ngre alarmin, këshillon qytetarët të shmangin përdorimin e WhatsApp dhe Telegram

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.