Janë liruar katër të shoqëruarit nga Policia e Shkodrës për atentatin ndaj babë e bir në Dukagjin, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe u plagos me katër plumba i biri i tij , Gjin Guri.
Edmond Nika, një nga të shoqëruarit në një deklaratë për mediat ka rrëfyer se nuk ka qenë në Dukagjin në ditën e ekzekutimit, por në fshatin Stom Golem, mbi dy orë distancë.
Kjo ka thënë ai, mund të provohet nëpërmjet kamerave të sigurisë. Për më tepër , sipas tij ai prej tre muajsh nuk e ka vizituar zonën e Dukagjinit. Tre të liruarit e tjerë janë: Kujtim Dholla, Martin Qershia dhe Cesk Seraj.
Sakaq, është shpallur në kërkim i afërmi i tyre, Gjovalin Guri.