04:37 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja në Kamëz nga grabistësit, zbardhet dëshmia e gruas: Djali po bërtiste, sa lek kishim në dyqan

09:22 | 27/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja në Kamëz nga grabistësit, zbardhet dëshmia e gruas: Djali po bërtiste, sa lek kishim në dyqan

Policia e Tiranës dhe efektivë të krimeve në komisariatin nr 5 kanë marrë në pyetje 42 vjeçaren Merita Buci e cila mbeti e plagosur me arme në Kamëz gjatë një tentativë grabitje në marketin e saj, ndërkohë që bashkëshorti i saj Agim Buci u vra nga grabitësit.

“Nuk kishte shkuar ende ora 9 kur unë dhe bashkëshorti im Agimi do fillonim të bënim mbylljen e llogarive të dyqanit. Për një moment Agimi largohet për të marrë diçka te dhoma ngjitur. Në dyqan kishim edhe djalin 6 vjeç, Gertin. Në një moment futen në dyqan dy persona. I pari që hyri pash që kishte një pistoletë. Filluan të bërtisnin duke kërkuar lekët. Për të mbrojtur djalin kapa çfarë gjeja aty përreth dhe po filloja t’i gjuaja që të largoheshin. Gerti filloi të bërtiste dhe në atë moment shoh që nga mbrapa vjen Agimi. Kap njërin prej autorëve i cili kishte një thikë në dorë ndërsa personi që kishte armën qëlloi Agimin. Në atë moment marr thikën që kisha aty sipër dhe po u kërkoja të largoheshin ndërsa më qëlluan edhe mua në këmbë. Ishin të veshur me rroba të trasha e të gjera dhe në kokë kishin vënë kapuça të zinj që të mos njiheshin. Në dyqan nuk kishim më shumë se 100 mijë lekë të vjetra. Po kërkoja ndihmën e komshinjve që të largonin djalin që aty“.

Në polici janë shoqëruar më shumë se 30 persona për t’u marrë në pyetje. 2 prej të shoqëruarve janë autorë të dyshuar. Kontrolle janë kryer edhe në banesat e tyre për të verifikuar edhe rrobat që autorët mbanin të veshur ditën e ngjarjes. Ndërkohë që Merita Buci ndodhet akoma në Spitalin Ushtarak.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: agim buci
Pas

Zënkat i kishin të zakonshme, si ishte njohur çifti shkodran, 70-vjeçari vrau bashkëjetuesen

Para

Skandali me gylenistët/ “Ç’të bëj, ky thotë që nuk është ai”, si u ekstradua gabimisht shtetasi turk

Para
Skandali me gylenistët/ “Ç’të bëj, ky thotë që nuk është ai”, si u ekstradua gabimisht shtetasi turk

Skandali me gylenistët/ “Ç’të bëj, ky thotë që nuk është ai”, si u ekstradua gabimisht shtetasi turk

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.