Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Shkodrës ku burri ka vrarë gruan me sende të forta duke e goditur me çekiç në kokë.
Autori i krimit është shtetasi Bashkim Teli rreth 70 vjeç, autori menjëherë pas vrasjes është arrestuar nga policia.
Viktima është identifikuar si Suzana Shemuni, 58 vjeç, e cila ishte gruaja e dytë e autorit. Ata kishin tre vite që jetonin me njëri-tjetrin.
Gazetarja e ‘Fax News’, Emi Kalaja është shprehur se çifti njihej si problematic nga banorët e zonës, dhe kishin pasur grindje të herëpashershme.
Bashkim Teli është baba i dy vajzave të rritura,i ve dhe për të shkolluar vajzat i kishte ndjekur në Tiranë duke jetuar për shume vite në shtëpi me qera në kryeqyetet.
Aty ishte njohur me Suzana Shumanin edhe ajo nënë me femijë. Sapo kishte dalë në pension 68 vjeçari kishte marrë Suzana Shumanin dhe kishin vendosur të bashkëjetonin në Shkodër në banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes “Parrucë”, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të cilat e çuan autorin në ndërmarrjen e këtij veprimi.
Policia njofton se: Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D. V. P Shkodër, u bë arrestimi i shtetasit: Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur, disa herë në kokë me sende të forta (çekiç), bashkëjetuesen e tij shtetasen S.Sh., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Në cilësinë e provës materiale policia ka bërë sekuestrimin e sendit me të cilin autori ka qelluar viktimën. Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)