Sotiraq Mehillaj dhe Eno Mata ishin preh e një atentati me armë nga persona të maskuar të cilët kanë qenë duker shkuar me motor për në banesë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, rreth orës 01:10 pak pas mesnatës së 27 Majit.
Mëhillaj dhe Mata kanë mbetur të plagosur, ndërsa rrugës për në spital ka ndërruar jetë Sotiraq Mehillaj 22-vjeç, ndërkohë Eno Mata 32-vjeç është i plagosur në gjendje të rëndë dhe ndodhet momentalisht në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Faxweb.al mëson se shënjestra e atentatit ka qenë Eno Mata me precedentë të mëparshëm penal.
Mata ka qenë një nga shqiptarët më të kërkuar në Greqi pasi akuzohej për grabitjen me dhunë të një argjendarie si dhe për vrasjen e një avokati të njohur grek, Michalis Zafiropoulos, ngjarje kjo e ndodhur në Tetorin e vitit 2017 në bashkëpunim me Mikel Brahimajn (lexo këtu).
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në shtetin fqinjë, ka folur edhe e motra e Matës. Iliana e cila për një television grek është shprehur se kishte komunikuar të shtunën me të vëllanë dhe nuk kishte parë ndodnjë shqetësim tek ai sin dhe nuik kishte mësuar rreth dicckaje që mund ti kërcënonte jetën.
Ndërkohë lidhur me akuzat për të cilat është folurpër përfshirjen e tij në vrasjen e avokatit për të cilën Mata akuzohej në Greqi, motra në një prononcim të mëparshëm është shprehur:
“Për përfshirjen e tij në vrasjen e avokatit e kam marrë vesh dje nga mediat. Para dy javësh, konkretisht e shtunë, me ka marrë në telefon. Me tha që jam djalë i mirë, mos u shqetësoni. Jam në fshat, rri e qetë. Bëhet fjalë për fshatin Poro, ku kemi shtëpinë. Gjithnjë kemi pasur frikë për të, pasi është atje pa lekë, pa përkrahje. Nëna jonë ka kombësi greke dhe ne kemi të gjithë dokumentet greke përveç Aleksandros. Ai nuk i mori dot se ishte arrestuar për grabitje. Ai nuk arriti të betohej kështu që ngeli shtetas shqiptar dhe menjëherë pas përfundimit të dënimit e shoqëroi policia në kufi dhe e lanë aty pa lekë”, ka thënë Iliana Mata.
Më tej, e motra ka folur në një intervistë të bërë përpara disa kohësh edhe për karrierën sportive të të vëllait, kohën kur ka mbërritur në Greqi si dhe për dëshirat e tij në lidhje me karrierën sportive.
“I vunë ndalim hyrje për në Greqi. Neve na njoftuan shumë njerëz në Megalopoli qe në media shihnin fotografinë e Aleksandros. Ai ka ardhur në Greqi në klasë të dytë fillore. Ne kemi punuar punë të ndryshme duke pastruar shtëpi apo nëper magazina. Aleksandro dhe motra tjetër janë marrë dhe me sport dhe kane marrë shumë medalje, veçanërisht Aleksandro. Ai ka dalë i 5-ti në Greqi në 200 dhe 300 metra vrap. Ka qënë dhe futbollist shumë i mirë. E ka kërkuar dhe AEK dhe Panionios për skuadrën e 20-vjeçarëve. E kërkonte dhe Astera por skuadra e tij nuk e linte dhe i kishte premtuar që do e linte kur të merrnin kupën e Greqisë dhe madje do e çonin dhe në Akademinë Sportive që ishte ëndrra e tij”.
Iliana tregon edhe momentet kur I vëllai ndryshoi totalisht sjelljet, diçka të cilën mundohet ta argumentojë me divorcing e prindërve apo sëmundjen e nënës së tyrë.
“Në 2001 nëna jonë u sëmur me probleme të rënda shëndetësore dhe skizofreni. Nuk dimë nëse luajti rol kjo tek vëllai, por papritur çdo gjë ndryshoi. Ai nga tip që nuk pinte as coca-cola e as portokalladë te ambalazhuar, por vetëm të shtrydhur dhe fruta, filloi ta gdhinte natën e të bënte shoqëri të reja. Dhe brenda pak muajsh ndodhen ato që ndodhen. Se di ça ndikoi. Ndarja e prindërve, fakti që se linin të ikte nga skuadra, diçka brenda tij që nuk e menaxhonte dot, diçka trashëgimi, se di. Ajo që ndodhi ishte si vdekje në shtëpinë tonë, por ne besonim tek drejtësia.
Do dënohej për ç’ka beri dhe do dilte tek të 30-at dhe do ishte prapë pranë nesh me një shans të ri. Në gjykatë kemi dëgjuar që ai bënte grabitje të çuditshme. Një herë kishte dhënë librezën e tij t’ja mbushnin se s’kishte para, një herë tjetër i pamaskuar përshëndeste nga kamera e sigurisë. Në gjykatë madje tha: “Doja të bëhesha i famshëm. Meqë nuk ma lejuan, u bëra vetë i famshëm”.
Ajo çfarë bën përshtypje në deklaratat e saj është se Iliana tregon se i vëlla ka pasur edhe çregullime mendore, duke shtuar më tej se ka qenë i shtruar edhe në psikiatrinë e burgut të Koridhalos.
“Ka qënë i shtruar dhe në psikiatrinë e Burgut Koridhalos. Nuk na kanë dhënë shumë sshpjegime në Koridhalo por dhe kur e çuan në burg tjetër ne nuk kishim mundësi ekonomike t’i shkonim dhe flisnim vetëm në telefon. Herë na thoshte më helmuan në kafe, herë kërkonte të ndërhynim ta çonin në spital, herë na kërkonte para për të ndihmuar një shok.
Pastaj pas dy ditësh thoshte që ai vari veten dhe vdiq tek shkalla. Kishte gjithnjë nevojë të ndihmonte dikë. Në një grabitje që bëri në Korintho, siç thanë dëshmitarët, vraponte dhe hidhte paratë në oborret e shtëpive. Në 8 vitet që ka qënë brenda, ne nuk kishim mundësi ta ndihmonim, nga ana mjekësore e kam fjalën. Për ne zëre se ka vdekur, po vuajmë vdekje të dytë në shtëpi. Se dimë si do e përballojë ai gjithë këtë situatë”,– tregoi e motra.
Aleksandër Mata ose i njohur ndryshe si Eno Mata bashkë me disa shqiptarë të tjerë kanë grabitur një argjendari në rrugën “Zografou” në Athinë në qershorin e vitit të kaluar, ndërsa pas kësaj ngjarje ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke. Ai dyshohet si njëri prej autorëve të vrasjes së avokatit të njohur grek, Mihalesi Zafeiropoulos.
Pas grabitjes, Aleksandër Mata shkroi në gjuhën greke një pusullë me mbishkrimin ku theksonte se ai është grabitës, por nuk është vrasës.
“Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës”- shkroi ai në letër, ndërsa në fund kishte lënë shënimin: “Maradona – këmbëshpejti”.
Discussion about this post