Policia ka arrestuar në ambientet e spitalit 51-vjeçarin Artan Ismalaja, i cili qëlloi me thikë për vdekje gruan e tij Klarita Ismalaja, brenda makinës, në zonën e Bubqit.
Masa e arrestit atij i është komunikuar në ambientet e spitalit, ku mbahet i shtruar, pasi tentoi të vriste edhe veten pasi i mori jetën bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, (në ambientet e spitalit), pasi ditën e djeshme, në Bubq, Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., e cila ndërroi jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
‘Klarita mund të jetë vrarë për xhelozi…’. kështu shprehen të hidhëruar fqinjët e prindërve të Krarita Ismalajt, e cila u vra brutalisht ditën e djeshme nga bashkëshorti i saj brenda automjetit të tyre, ndërsa vijojnë më tej duke thënë se, kohët e fundit mes tyre kishte nisur dhe një debat për një strehim të ri për nënën dhe babanë e 45-vjeçares.
Ajo i kishte kërkuar Artanit bashkëshortit që t’i blinte prindërve të saj një shtëpi të re, jo në periferi të Fushë-Krujës ku ata banojnë, por në Bubq. Rastësi ose jo, por ai i morri jetën nënës së dy djemve në Bubq brenda ambienteve rrethuese të kësaj fasonerie rreth orës 10.45.
51-vjeçari e theri me thikë brenda makinës së tyre tip “Ford”. Më pas Artan Ismalaja tentoi vetëvrasjen me të njëjtën thikë. Artan Ismalaja u transportua në gjendje të rëndë për mjekim më të specializuar në kryeqytet.
Në deklarimet e tij roja i magazinës, i cili gjeti i pari çiftin deklaroi se fillimisht dy personat ishin në momente intime, por kur është afruar për t’i larguar nga oborri i magazinës ka parë trupin e gruas të mbuluar me gjak.
“Fillimisht mendova se ishin në momente intime, dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pash viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë”, kështu është shprehur punonjësi i sigurisë në dëshminë e tij për policinë, lidhur me krimin e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bubq të Krujës.
Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stalle lopësh. Ndërkohë, të paqarta janë motivet pasi policia e Krujës deklaron se nuk kanë asnjë dijeni pasi çifti prej vitesh jetonte në Tiranë.
Mbetet e paqartë se përse Artani dhe Klarita udhëtuan nga Tirana drejt Bubqit. Për të shmangur dëshmitarët, Artani e ka futur makinën në një zonë të vështirë në fshatin Bubq për të ndaluar brenda këtij muri rrethues, që i përket një fasonerie.
Çifti prej vitesh jetonte në Tiranë. Autori ka servis kamerash dhe kompjuterësh tek ish-stacioni i trenit në kryeqytet.
(E.K/Faxweb.al)