Një shqiptar i quajtur Alban Ibraj është vrarë me 22 të shtëna në ditët e para të këtij viti në qytetin Malmo në Suedi. Mediat vendase shkruajnë se autori është siguruar që shqiptari ka mbetur i vrarë.
Ndërsa deri më tani është arrestuar një 22 vjecar i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i autorit.
Shqiptari u gjet i vrarë në rrugë ndërsa dëshmitarët të cilët kanë njoftuar policinë kanë rrëfyer se nuk kanë parë asgjë por vetëm personin e shtrirë në tokë.
” Rreth orës 8 e 30 të mbrëmjes të martën ne kemi gjetur një person mashkull në terren i plagosur “, tha zëdhënësi i policisë Fredrik Bratt i cili shtoi se shumë shpejt ai humbi jetën në krahët e tij.
Në fakt Malmo raportojnë mediat është një qytet jugor në Suedi ku nuk kanë munguar përplasjet multikulturore ku shumë prej emigrantëve grinden mes tyre duke mbrojtur kulturën e tyre të origjinës. (E.K/SHUPLAKA)