Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dibër. Një person është vrarë me armë zjarri. Shtetasi është Alban Kaloshi, 42 vjeç banues në Blliçe. Ai u dërgua në spital pa shenje jete.
Sipas të dhënave të para viktima është qëlluar me një plumb në gjoks. Ende janë të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Po ashtu mbetet e paqartë sesi dy personat që e çuan në urgjencën e spitalit janë zhdukur.
Njoftimi i policise:
Me datë 22.09.2017, rreth orës 03.30 të mëngjesit në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka ardhur një telefonatë nga urgjenca e Spitalit Rajonal se ka ardhur i vrarë me armë zjarri shtetasi Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçe, Bashkia Dibër.
Menjëherë ka shkuar Grupi hetimor ku ka rezultuar se:
Dy persona ende të pa identifikuar nga Policia kanë çuar në urgjencën e spitalit pa shenja jete shtetasin A.K, dhe janë larguar pa u identifikuar në urgjencën e spitalit.
Nga kqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko ligjor rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor. Janë ende të pa qarta rrethanat e ngjarjes, kemi të bejmë me vrasje apo ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën në orë te ndryshme të mbrëmjes së djeshme. Po bëhet kqyrja e telefonit të viktimës
Si dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimën.
(E.K/SHUPLAKA)