Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Diego. Oficerët e policisë kanë qëlluar me armë për vdekje një 15 vjeçar në parkingun e një shkolle.
Emri i të miturit nuk është identifikuar për shkak të moshës së tij të re, gjithashtu as policëve. Dyshohet se i riu e kishte lajmëruar vetë policinë për të shkuar në vendin e ngjarjes, duke folur kështu në vetën e tretë.
Kur mbërriti policia, ai kishte drejtuar armën drejtë dy policëve. Me këtë rast policia nga frika dhe siguria për veten kanë gjuajtur me armë drejt tij.
I mituri është dërguar menjëherë në emergjencë megjithatë ka vdekur nga plagët e rënda. Të dy zyrtarët janë pezulluar nga puna dhe janë hapur hetimet nga policia. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post