Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar para mediave se nuk ka asnjë forcë që mund ta detyrojë Serbinë ta njohë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur. Deklarata e Vuçiç është bërë në një konferencë për media ku edhe është diskutuar dialogu i Kosovës me Serbinë.
“Serbia ka qenë gjithmonë për dialog me Prishtinën dhe me të gjithë. Megjithatë ne duhet ta dimë se për çfarë po flasim“, shkruan medis serbe, Tanjug.
Në fjalën e tij Vuçiç nuk ka kursyer edhe kritika ndaj BE-së për mosreagim ndaj deklarimeve të kryeministrit Ramush Haradinaj rreth ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Ditë më parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se askush nuk do të mund ta detyrojë Serbinë ta njohë Kosovën dhe, sipas tij, duke u nisur nga ky fakti arritja e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve është më së e nevojshme. Thaçi ka vazhduar ta mbrojë idenë e tij të lëvizjes së kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se një gjë e tillë do t’i hapte rrugë Kosovës drejt integrimit në BE, Kombe të Bashkuara dhe në institucione të tjera ndërkombëtare.
(J.D/Faxweb.al)