Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka reaguar sërish lidhur me arrestimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Teksa akuzon shqiptarët për ndërhyrje dhe bezdi në vendet pritëse, kryeministri serb kërkon që të lihen mënjanë diskutimet se kjo është diçka kundër shqiptarëve.
Në deklaratën e tij për television publik në Serbi, Vuçiç thekson se nuk do të mbrojë kriminel lufte, duke lënë të kuptohet se nuk heq dorë nga ekstradimi i Haradinajt në Serbi pavarësisht telefonatave për të mos e bërë.
“Shqiptarët janë shumë mirë të lidhur me njëri-tjetrin, edhe të shkaktojnë probleme reale dhe bezdi në vendet pritëse. A ka hyrë dikush në thelbin e çështjes? Lëreni këto muhabete se a është diçka kundër shqiptarëve apo kundër kujtdo tjetër. A e keni pyetur veten se mos ndoshta ne mbrojmë kriminelë lufte? Nuk më shkon në mendje që të mbrojë kriminel lufte, ashtu si nuk kam mbrojtur edhe ata që kishin kryer krime dhe mbanin emrat dhe mbiemrat tanë”, ka deklaruar Vuçiç. (XH.A/SHUPLAKA)