Ministri i Mbrojtjes në Serbi Aleksandër Vulin ka reaguar sërish duke ju përgjigjur kryeministrit Edi Rama, në lidhje me thirrjen e këtij të fundit për presidentin Vuçiç që të kërkonte falje për deklaratat e Vulin.
“Kur ai mbeti pa argumente, Rama i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndihmë. Asgjë e re, ishte kështu gjatë gjithë historisë deri në agresionin e NATO-s, dikush gjithmonë është duke thirrur për ndihmë dhe kundër serbëve”, tha Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.
“Le të kërkojë falje Rama për Shtëpinë e Verdhë, le të kërkojë falje për mbështetjen e vrasësve nga UÇK-ja dhe pastaj le të kërkojë që dikush të trajtojë kotësinë e tij të plagosur,” shtoi ai.
Ndërkohë në mediat serbe ka vërë jehonë deklarata e Ramës se do t’i dorëzojë një notë proteste ambasadorit serb në Shqipëri për fyerjet e Vulin ndaj Shqipërisë. Sipas kryeministrit ministria e jashtme do të dorëzojë një notë proteste në drejtim të ambasadorit serb në Tiranë, pasi askush nuk mund të fyejë përfaqësues të qeverisë shqiptare.
“Sa i sa i përket fatkeqësisë natyrore që zbulova se gjendet në qeverinë e serbisë, që gjendet në trajtën e një ministri, vazhdoj që të pres që presidenti i Serbisë të kërkojë ndjesë për atë fatkeqësi natyrore.
E mirëkuptoj që nuk ka fuqi mbi atë fatkeqësi, por atë ta mbaj për veten dhe për Serbinë, ndërkohë që Ministria jonë e jashtme, ka vijuar më tej me notën e protestës, përmes ambasadorit serb, që asnjë gojë e sthurut në kabinetin serb, nuk mund të lëndojë figurën e një ministri apo kryeministri të Shqipërisë.
Se sa të jetë për mua, Edi Ramën, këto fatkeqësi natyrore nuk i kam problem, por më mjaftojnë këto që kam këtu brenda vendit. Këta dhe i mbaj, por një fatkeqësi natyrore nga ana e Serbisë nuk e mbaj dot”, u shpreh Rama.
Ndërkohë që në një reagim të bërë dje, vetë Vuçiç u shpreh se askush nuk mund ta përulë Serbinë, qoftë edhe Edi Rama.
“Unë nuk ndoqa me kujdes çdo gjë që dikush thotë, përfshirë Edi Ramën, veçanërisht njerëzit në Prishtinë. Unë nuk e di se çfarë të them sepse kjo është për nevojat e tyre të brendshme dhe pastaj dikush këtu përgjigjet.
Mundohem të mos them gjëra serioze sepse është e rëndësishme të jetosh në paqe me shqiptarët. Dua te them vetëm një gje, jo sepse kam frike të as për gjerat e këqija dhe të vështira, por sepse mendoj se është me shumë rëndësi qe të jetojmë në paqe me shqiptarët.
Dhe ata për çdo ditë të fyejnë Beogradin dhe Serbinë, të sulmojnë fëmijët tanë në Kosovë, dhe të mendojnë se dikush në botë të ketë fuqinë të na detyrojnë të bëjmë diçka të tillë. Nëse doni zgjidhje me kompromis, nëse doni të bisedojmë, ne jemi të gatshëm, por nëse doni që me presion me jashtë të zgjidhni të gjitha problemet tuaja, dhe të përulni Serbinë, kjo është e pamundur“, është shprehur Vuçiç.