Një deklaratë e fortë është bërë sot nga Bundestagu gjerman që shprhet se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë parakusht për rrugën drejt Bashkimit Europian për Shqiopërinë.
Ndërkohë, dakordësinë për disa ndryshime në reformën zgjedhore është vetëm një element ndërsa theksohet se mbetet ende shumë për t’u bërë dhe se Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushtet para nisjes së negociatave.
“Marrëveshja midis qeverisë dhe opozitës për një pjesë të rëndësishme të reformës së ligjit zgjedhor duhet të inkurajojë negociata të mëtejshme të vështira për 15 kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë përpara se të fillojnë negociatat e pranimit.
I bëj thirrje të dy palëve që të vazhdojnë të punojnë në këtë frymë konstruktive. Jam i lumtur që vazhdoj ta mbështes këtë përpjekje. Shumë dallime midis dy palëve duhet të tejkalohen në mënyrë që të arrihet një ligj zgjedhor që përmbush plotësisht standardet e BE dhe OSBE.
Vetëm në këtë mënyrë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të mbahen më në fund përsëri në Shqipëri. Ata janë një parakusht për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së!”, ka thënë Johann Wadephul, nënkryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag.
(F.GJ/FAXWEB.AL)