Në 16 Nëntor 2023 përfundoi censusi i popullsisë por rezultati mbahet peng me urdhër të Edvinit dhe shpurës së tij pasi duan të fshehin dramën e shpopullimit dhe kamuflojnë vjedhjet zgjedhore.
Nuk ka asnjë sens që një qeveri publikon në kohë reale turistët që vijnë në Shqipëri çdo muaj dhe ka 7 muaj që nuk certifikon dot rezultatin e censusit.
Kjo dëshmon qartë se censusi ishte një projekt miliona euro i dështuar vetëm për t’i lidhur rrogë patronazhistëve të partisë.
Shqipëria nuk ka njohur kurrë qeveri më antikombëtare se kjo e Edvin Ramës, që eksodin drastik kërkon t’a fshehë me turistë imagjinare dhe pengmarrjen e censit.