Ditën e sotme, gazetarët Rudina Xhunga dhe Dritan Hila kanë marrë pjesë për herë të parë në një emision sëbashku.
Në një emision që i kushtohet gatimit me moderator Arjola Shehun, Xhunda dhe Hila bënë edhe një gjë tjetër për herë të parë. Ata u puthën live në emision.
Moderatorja e “Kush vjen për drekë” po fliste për recetat që do të gatuanin me Rudinën, mirëpo ndërkohë Hila po pregatiste disa nga produktet.
Ai nisi të qëronte qepët edhe për “kundërshtaren” e tij që është pikërisht Rudina. “I qërova bashkëshortes një qepë në mënyrë që mos humbasë rimelin nga lotët”, tha Hila. Sapo ai tha se cfarë po bënte, Xhunga menjëherë i është hedhur atij në krahë dhe i ka dhuruar një puthje, ndërsa më pas shtoi që ishte me fat që kishte atë përkrah. (D.D/Shuplaka)