Vijon akoma konflikti në distancë mes Ledion Liços dhe Rudina Xhungës. Moderatorja e ftuar në ‘InTv’’ ka komentuar në lidhje me këtë situatë.
“Per Xhungat e kësaj bote, dhe per @rudinaxhunga e cila shkruan keq jo sepse mendon keq per topchannel albania por sepse ky i fundit e percolli per ne dritaren e fundit!”, kishte shkruar ai bashkangjitur fotos.
Ndërkohë që Xhunga thotë se pavarësisht të gjithave Ledionin e ka shumë xhan. Ajo është shprehur se ishte një situatë e pakëndshme por i qëndron mendimit se për ‘Voice” nuk dëgjon më të flitet.
“Ishte një situatë e pakëndshme, unë nuk isha në portal atë moment dhe pasi e kontrollova nuk mu duk ndonjë gjë e rëndëishme. Kur pashë shpërthimin e Ledionit u ccudita. Unë e mësova në mëngjes gjithë shpërthimin e tij, kur një mikeshë ma çon postimin. Nuk më erdhi keq për atë shkrim. Ledioni është një çun i vogël, do rritet dhe do mësojë.
Por gjithsesi unë Ledionin e kam xhan. Ai është një djalë i talentuar, ka qenë shpesh herë në shtëpinë time për drekë, kemi ndarë biseda dhe kemi qenë edhe shumë miq. Por është një çun i vogël që do rritet”, është shprehur gazetarja duke shtuar gjithashtu se Ledionit i ka hyrë vetja në qejf. (E.K/Shuplaka)