18:13 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Yield-et e bonove 12-mujore në 3.69%, rriten përsëri në ankandin e parë të prillit

21:22 | 03/04/2024
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Yield-et e bonove 12-mujore në 3.69%, rriten përsëri në ankandin e parë të prillit

Yield-et e bonove të thesarit u rritën përsëri lehtë në ankandin e parë të muajit prill.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar arriti në 3.69%, nga 3.65% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Rritja e yield-eve në ankandet e fundit duket kryesisht si rrjedhojë e një rënieje të kërkesës së investitorëve në ankande. Në ankandin e ditës së martë, Ministria e Financave kishte shpallur për financim 9 miliardë lekë bono 12-mujore, por shuma totale e kërkesave në ankand nuk shkoi më shumë se 7.33 miliardë lekë. Në fakt, vlera e planifikuar e emetimit nga Ministria e Financave ishte ndjeshëm më e lartë se shuma e maturuar e bonove të emetuara një vit më parë, që kishte qenë vetëm pesë miliardë lekë. Me sa duket, tregu nuk i është përgjigjur plotësisht kërkesës për financim të qeverisë dhe kjo ka rezultuar përsëri me një rritje të vogël të yield-eve.

Sidoqoftë, yield-et vazhdojnë të qëndrojnë në nivele ndjeshëm më të ulët krahasuar me një vit më parë. Bonot 12-mujore që u rifinancuan në ankandin e të martës ishin emetuar me një yield-mesatar të ponderuar prej 3.91% një vit më parë. Gjithashtu, diferenca mes normës bazë të interesit dhe yield-it të bonove 12-mujore është e vogël dhe pranë niveleve më të ulëta historike. Ndërkohë që Banka e Shqipërisë po mban norma interesi më të ulëta krahasuar me parashikimet, trysnia mbi yield-et po vjen kryesisht nga një kërkesë më e madhe e qeverisë për financim në tregun e brendshëm.

Nëse vitin e kaluar një pjesë e deficitit të brendshëm u mbulua nëpërmjet Eurobondeve, në planin vjetor të huamarrjes për vitin 2024, Ministria e Financave ka planifikuar që deficiti vjetor do të financohet i gjithi nga huamarrja e brendshme dhe likuiditeti gjendje nga viti 2023. Më konkretisht, nga një deficit buxhetor i parashikuar prej rreth 61.3 miliardë lekësh, huamarrja e brendshme pritet të financojë rreth 81.6% të tij ose rreth 50 miliardë lekë. Nga ana tjetër, politika fiskale me tipare shtrënguese e qeverisë ka krijuar që prej vitit të kaluar momente të shtrëngimit të likuiditetit të monedhës vendase në tregun financiar.

Gjendja u përmirësua në dy muajt e fundit të vitit 2023, por rifillimi i akumulimit të suficitit buxhetor nga qeveria këtë vit mund të rishfaqë efekte në tkurrjen e depozitave bankare në monedhën vendase, siç edhe treguan të dhënat e muajit shkurt. Vlera totale e titujve që do të emetohen në tregun e brendshëm gjatë vitit 2024 pritet të jetë rreth 378.6 mld lekë gjatë vitit 2024. Muajt me vlerën më të lartë të emetimeve të reja ishin janari dhe shkurti, kur vlerësohet se u realizua pothuajse 30% e volumit vjetor të huamarrjes për vitin 2024. Për tremujorin e dytë, qeveria shqiptarë ka planifikuar të marrë hua 105.5 miliardë lekë në tregun e brendshëm, përfshirë huamarrjen e re dhe rifinancimin e instrumenteve të maturuara gjatë periudhës.

Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, shuma planifikuar e huamarrjes do të rritet me 7.2% krahasuar me shumën faktike të huamarrjes së siguruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, huamarrja e brendshme pritet të jetë më e ulët krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, me rreth 27% më pak./ Revista “Monitor”

Pas

Arrestimet në Bashkinë e Tiranës/ Akil Kraja: Opozita vazhdon të paguajë kostot e bojkotit të vitit 2019, Këshilli Bashkiak ishte tërësisht monopartiak

Para

Nxehet debati në “ngA Kalaja”/ Largohuni nga ky vend – Këtë situatë e keni sjellë ju

Para
Nxehet debati në “ngA Kalaja”/ Largohuni nga ky vend – Këtë situatë e keni sjellë ju

Nxehet debati në "ngA Kalaja"/ Largohuni nga ky vend - Këtë situatë e keni sjellë ju

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos shkarkimin e subjektit të rivlerësimit

Cërrik/ Vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Shefi i OKB-së ngre alarmin: ‘E pamohueshme’ që palestinezët në prag të urisë në Gaza! Po përjetojnë katastrofë humanitare

“S’kam asnjë interes”, Trump hedh poshtë raportet për samit me presidentin kinez Xi

Kina prezanton planin e ri për të rritur lindjet, do të ofrojë mbështetje 500 dollarë në vit për çdo fëmijë nën 3 vjeç

“Kusht për rivendosjen e marrëdhënieve të Kievit me aleatët”, pretendimi i Moskës: SHBA dhe Britania kanë diskutuar zëvendësimin e Zelenskyt

Përmbytje apokaliptike në Pekin! Evakuohen 80 mijë persona, dhjetëra të vdekur

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti shqiptaro-italian arrestohet me 1,4 kg kokainë dhe ekstazi në Zvicër

Kriza humanitare në Gaza, sulmet izraelite vrasin 12 palestinezë teksa prisnin ndihmat me ushqime

Kapërceu urën dhe ra në liqenin e Ujmanit, gjendet pas disa orësh kërkimesh trupi i 33-vjeçarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.