Ish-ministri i Drejtësisë Dritan Demiraj, ka reaguar pas akuzave të PS-së për nënprefektin e Sarandës Ilir Hysi, se shpërndante lekë dhe ushqime në këmbim të votave.
“Kështu ndodh kur Kryeministri braktis detyrën! I bën me LSI të gjithë ata që quhen Ilir! “Mrekullia Kushtetuese” nuk i ka punët mirë, jo!”, reagon Manjani.
Kujtojmë se vetëm një orë më parë, Luan Rama përmes një Konference për mediat, deklaroi se kryeministri Rama ka ngatërruar emrin e Ilir Hysit, me një tjetër Ilir, duke sqaruar se makinën që shpërndante lekë e ushqime e kishte dhënë me qera Ilir Hysi tjetër dhe jo ai i LSI-së.
“Jam këtu për të denoncuar një akt qesharak dhe krejtësisht të papërgjegjshëm. Kryeministri i vendit është shfaqur sot para pak çastesh si një zëdhënës gënjeshtar duke publikuar një lajm të rreme. Gjatë gjithë ditës strukturat e LSI po denoncojnë të gjitha aktet e përfaqësuesve të Rilindjes, që po kryejnë shantazh në përpjekje për të korruptuar blerjen e votës qytetare.
Në vazhdën e denoncimit tonë, në faqen zyrtare të LSI në facebook janë bërë dy denoncime. Denoncimi i parë ka të bëjë me faktin që LSI denoncon një akt që mban firmën erilindjes. Bëhet fjalë për në ksamil ku një maskinë me anëtar të Rilindjes po shërndan lekë për blerje votash.
Ka dalë një lajm tjetër, madje në disa media është cilësuar me prioritet, me burim të drejtpërdrejt nga kryeministri Rama se: LSI denoncon një targë makine, por bën autogol sepse është e nënprefektit të LSI.
Këtë lajthitje mund t’ja toleronim një punonjësi ordiner dhe jo kryeministrit që është edhe më ordiner se kaq.
Qytetari me emrin Ilir Hysi, jo i LSI, por një Ilir Hysi tjetër Ilir Fatmir Hysi, që ka biznesin e vet dhe jep makina me qera. Po e them këtë që kryeministri t’i mbajë shënim dhe të kuptjë lajthitjet e tij.”, deklaroi sot Luan Rama. (D.D/Shuplaka)