Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Twitter” ku shprehet se linja e transmetimit të energjisë prej 400 KV midis Shqipërisë dhe Kosovës është aktivizuar prej datës 14 dhjetor.
Ambasadorja theksoi se kjo arritje midis dy shteteve shqipfolëse është një gur shumë i rëndësishëm, ku ndër të tjera tha se Shtete e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështetin sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë në Ballkanin Perëndimor.
“Mirëpresim lajmin se linja e transmetimit të energjisë prej 400KV midis ?? & ?? është aktivizuar nga 14 dhjetori – një gur kilometrik i rëndësishëm. ?? do të vazhdojnë të mbështesin sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë në Ballkanin Perëndimor.” @USAmbAlbania Yuri Kim https://t.co/kegy3mNZfi
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) December 15, 2020
Kujtojmë se ky projekt i kryer në bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Kosovës, u kushtoi financave të dy shteteve rreth 70 milonë euro. Ai përfundoi prej vitit 2016 por u deshën të kalonin 4 vite që të fillonte nga puna.
Linja e re e transmetimit të energjisë, ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, do të rrisë garancitë e furnizimit të vendit me energji, duke ndikuar edhe në uljen e kostove të importit.
(E.G/Faxnews.al)