09:38 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Zakonisht quhen qeveri dhe shtete zuzare”, gazetari tregon se kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme

18:23 | 26/11/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bilanci tragjik nga tërmeti/ A do ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme? Edi Rama refuzon të përgjigjet (VIDEO)

Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka interpretuar edhe atë që parashikon ligji për rastet e fatkeqësive natyrore si dhe kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme nga Këshilli i Ministrave.

Ndërkohë që prej orësh vendi është future në një gjendje kaotike ku raportohet për të paktën 22 viktima, mbi 600 të plagosur  dhe mbi 42 të shpëtuar, ende nuk ka asnjë qëndrim zyrtar në lidhje me detajet e sakta të fatkeqësisë natyrore që ka prekur Shqipërinë ku përfshihen dëmet në njerëz dhe dëmet materiale dhe gjithashtu.

Tomorri i referohet ligjit të miratuar në parlament nga mazhoranca aktuale në lidhje me shpalljene gjendjes së jashtëzankonshme ku citon: -“Fatkeqësi natyrore” janё fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet …. që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën etj”.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka qëndruar në qytetin e Durrësit ku edhe dëmet nga tërmeti tragjik kanë qenë më të mëdha, por që ka refuzuar t’ju përgjigjet gazetarëve kur është pyetur nëse do ta shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.

Nga ana tjetër shtete partnere të Shqipërisë kanë ofruar ndihmë në burime njerëzore, ushtarake, ekspertësh, por edhe në kontribute humanitare të llojeve të ndryshme ndërsa kanë ardhur edhe mesazhe ngushëlluese për viktimat e tërmetiut tragjik.

Reagimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Ky eshte ligj qe e ka miratuar kjo qeveri, ky parlament, kjo maxhorance vetem 3 muaj me pare.

1-“Fatkeqësi natyrore” janё fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet …. që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën etj.

2-“Gjendja e fatkeqësisë natyrore” ёshtё gjendja e vendosur nga Këshilli i Ministrave në përputhje me Kushtetutën, për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore.

3- Për çdo rast të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, sipas këtij ligji, Këshilli i Ministrave krijon Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile.

4-Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile kryen këto detyra:
a) bashkërendon gjithë veprimtarinë e institucioneve dhe të strukturave të mbrojtjes civile;
b) përcakton mënyrat dhe procedurat për përdorimin e burimeve materiale e financiare;
c) vendos shpërndarjen e fondeve për rimëkëmbjen nga fatkeqësitë natyrore;
ç) cakton drejtuesin qendror të operacionit për menaxhimin e fatkeqësisë natyrore;
d) kryen detyra të tjera që burojnë nga ky ligj dhe detyra të veçanta të caktuara nga Këshilli
i Ministrave për përballimin e fatkeqësisë.

5-Në çdo rast, kur shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, kompensimi mund të bëhet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

6- Masa e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe pasuritë dhe subjektet që kompensohen miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

P.s: Prandaj nuk kishim asnje burim zyrtar te koordinuar informacioni ne sot. Prandaj nuk kishte nje qender komande per te komanduar gjithe operacionet e kerkim shpetimit. Prandaj edhe tani nuk e dime sa ndertesa jane shembur sa njerez jane nen rrenoja.

Zakonisht qeverite apo shtetet qe nuk zbatojne/respektojne ligjet apo vendimet e tyre quhen qeveri apo shtete zuzare.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: gjendja e jashtezakonshmeklodian tomorri
Pas

Qeveria gjermane: Me mendje te viktimat e tërmetit në Shqipëri

Para

Macron mesazh ngushëllimi familjeve të viktimave: Solidarë me Shqipërinë, marrim pjesë në operacionet e shpëtimit

Para
Zëri i Amerikës: Pse Franca kërkon shtyrjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

Macron mesazh ngushëllimi familjeve të viktimave: Solidarë me Shqipërinë, marrim pjesë në operacionet e shpëtimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në kufi, Polonia firmos marrëveshje të re me Korenë e Jugut për blerjen e 180 tankeve moderne K2

Sarandë/Finalizohet operacioni policor “Diving”: 3 të arrestuar, përfshirë një person në kërkim për vepra të rënda penale

Rama ndan pamje nga lumi i Bunës: Pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet

Gabimi fatal pas rrëzimit të Air India me 260 viktima, furnizimi me karburant i motorëve u ndërpre në mënyrë të mistershme

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ 18-vjeçari humb kontrollin dhe del nga rruga

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.