Gjykata Kushtetuese prej datës 23 Mars të vitit 2018 nuk ka pasur kuorumin e nevojshëm ligjor për vendimmarrje për kalimin e çështjeve gjyqësore për shqyrtim në seancë plenare, ndërkohë që së fundmi është zbuuluar raporti i statistikave për vitin që lamë pas (2019).
Me formimin e kuorumit për kolegje, në datën 14.11.2019, Gjykata filloi menjëherë nga procesi i shqyrtimit paraprak të çështjeve të regjistruara pranë saj.
Gjatë kësaj periudhe të rinisjes së funksionalitetit, kolegjet e Gjykatës Kushtetuese janë shprehur me vendim për 40 kërkesa (vendime për moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare); për 4 kërkesa kalimin e tyre për shqyrtim në seancë plenare; për 2 kërkesa shqyrtimin paraprak të tyre nga Mbledhja e Gjyqtarëve.
Në këtë raport të siguruar nga Faxëeb.al thuhet se në 1 janar 2020, numri total i kërkesave që ende nuk janë shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese është 85.
KËRKESAT DREJTUAR GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË VITIT 2019
Në vitin 2019 në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë janë paraqitur dhe regjistruar në total 50 kërkesa, nga të cilat:
– 29 kërkesa janë paraqitur për kundërshtim vendimeve të gjykatave të zakonshme, në kuadër të procesit të rregullt ligjor);
– 3 kërkesa janë paraqitur për konstatim të cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor;
–14 kërkesa janë paraqitur për papajtueshmëri të ligjeve (apo dispozitave të veçanta të tyre) me Kushtetutën;
– 1 kërkesë është paraqitur për zgjidhje të mosmarrëveshjes së kompetencës;
– 1 kërkesë është paraqitur për kundërshtim vendimi të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë;
– 2 kërkesa janë paraqitur për kundërshtim të vendimeve të Këshillit të Ministrave.
Sipas subjekteve që vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese gjatë vitit 2019 janë paraqitur:
– 1 kërkesë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë;
– 1 kërkesë nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë;
– 7 kërkesa nga gjykatat (kontroll incidental);
– 1 kërkesë nga Organet e Qeverisjes Vendore;
– 3 kërkesa nga organizatat;
– 37 kërkesa nga individët;
VENDIMMARRJA E GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË VITIT 2019
Gjatë vitit 2019 Gjykata Kushtetuese:
– ka kaluar 4 kërkesa për shqyrtim në seancë plenare;
– ka kaluar 2 kërkesa për shqyrtim paraprak në Mbledhjen e Gjyqtarëve;
– për 40 kërkesa ka vendosur moskalimin e tyre për shqyrtim në seancë plenare (vendime moskalimi).
Referuar kërkesave të kaluara për shqyrtim në seancë plenare:
– 1 kërkesë është paraqitur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë;
– 1 kërkesë është paraqitur nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë;
– 1 kërkesë është paraqitur nga gjykatë, në kuadër të kontrollit incidental, sipas parashikimeve të nenit 145, pika 2 të Kushtetutës;
– 1 kërkesë është paraqitur nga individ.
Referuar kërkesave të kaluara për shqyrtim paraprak në Mbledhjen e Gjyqtarëve:
– 1 kërkesë është paraqitur nga organizatë (Shoqata e Bashkive të Shqipërisë);
– 1 kërkesë është paraqitur nga individ;
Referuar vendimeve të moskalimit:
Kolegjet e kësaj Gjykate janë shprehur me vendim për 40 kërkesa, bazuar në nenin 31/a, pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (ligji nr.8577/2000). Nga këto, sipas rasteve dhe shkaqeve ligjore, të parashikuara në nenet 31/2, dhe 31/a/2, nga Kolegjet është vendosur për sa vijon:
– për 4 kërkesa: “Moskalimin e shqyrtimit të çështjes në seancë plenare”, për shkak se kërkimet nuk hyjnë në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese;
– për 6 kërkesa: “Moskalimin e shqyrtimit të çështjes në seancë plenare”, për shkak se kërkesa nuk është paraqitur nga subjekti që legjitimohet;
– për 15 kërkesa: “Moskalimin e shqyrtimit të çështjes në seancë plenare”, kur vërtetohet se kërkesa është paraqitur jashtë afatit ligjor;
– për 7 kërkesa: “Moskalimin e shqyrtimit të çështjes në seancë plenare”, pasi kërkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike efektive para se t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ose legjislacioni në fuqi parashikon mjete efektive në dispozicion;
– për 3 kërkesa: “Moskalimin e shqyrtimit të çështjes në seancë plenare”, pasi kërkesa është haptazi e pabazuar;
– për 1 kërkesë: “Moskalimin e shqyrtimit të çështjes në seancë plenare”, pasi kërkimet të cilat nuk hyjnë në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese; si dhe kur vërtetohet se kërkesa është paraqitur jashtë afatit ligjor;
– për 1 kërkesë: “Moskalimin e shqyrtimit të çështjes në seancë plenare”, pasi vërtetohet se kërkesa është paraqitur jashtë afatit ligjor, si dhe kërkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike efektive para se t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ose legjislacioni në fuqi parashikon mjete efektive në dispozicion;
– për 1 kërkesë: “Moskalimin e shqyrtimit të çështjes në seancë plenare”, pasi kërkesa nuk është paraqitur nga subjekti që legjitimohet, si dhe është haptazi e pabazuar;
– për 2 kërkesa: “Kthimin e kërkesës për plotësim”.
Nga totali i vendimeve të dhëna gjatë vitit 2019 (40 vendime):
|30 vendime u përkasin kërkesave të paraqitura në vitin 2018;
10 vendime u përkasin kërkesave të paraqitura në vitin 2019.
- ÇËSHTJE TË MBARTURA
8 kërkesa janë të mbartura nga viti 2017, nga të cilat:
5 kërkesa kanë kaluar për shqyrtim në seancë plenare;
3 kërkesa kanë kaluar për shqyrtim paraprak në Mbledhjen e Gjyqtarëve
40 kërkesa të mbartura nga viti 2018, nga të cilat:
9 kërkesa kanë kaluar për shqyrtim në seancë plenare;
6 kërkesa kanë kaluar për shqyrtim paraprak në Mbledhjen e Gjyqtarëve;
25 kërkesa janë në fazën e shqyrtimit paraprak nga Kolegjet e Gjykatës Kushtetuese.
41 kërkesa të mbartura nga viti 2019, nga të cilat:
2 kërkesa kanë kaluar për shqyrtim në seancë plenare;
2 kërkesa kanë kaluar për shqyrtim paraprak në Mbledhjen e Gjyqtarëve;
37 kërkesa janë në fazën e shqyrtimit paraprak nga Kolegjet e Gjykatës Kushtetuese.
1. Kërkesa të hartuara sipas kritereve formale të parashikuara në nenin 27 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar
2. Shqyrtimi në seancë plenare i këtyre kërkesave do të bëhet në momentin që Gjykata Kushtetuese do të ketë kuorumin e nevojshëm për shqyrtimin e tyre në seancë, sipas parashikimeve të nenit 32, pika 1 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
3. Shqyrtimi paraprak i këtyre kërkesave nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të bëhet në momentin që Gjykata Kushtetuese do të ketë numrin e nevojshëm të gjyqtarëve për shqyrtimin e këtyre kërkesave, sipas parashikimeve të nenit 31/a, pika 1 të ligjit lartpërmendur.
(F.GJ/FAXWEB.AL)