I shumë kërkuari prej tetorit të vitit të kaluar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në një nga lokalet më të njohura në zonën e ish-bllokut, Ervin Mata është vetëdorëzuar në polici ku edhe ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen.
Burimet bëjnë me dije se Mata iu ka komunikuar oficerëve të hetuesisë se ai nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi atë e kishin sulmuar.
Ai ka deklaruar se nuk ka qëlluar me armë gjatë konfliktit të ashpër që ndodhi në lokalin e njohur “Monopol” në zemër të ish-bllokut. Mata ka deklaruar gjithashtu se iku nga vendi i ngjarjes pasi ishte frikësuar dhe se nuk e kishte plagosur ai Fabjol Gaxhon.
Ervin Mata ishte i fejuari i këngëtares së njohur Elvana Gjata, ku fillimisht u përfol se ishte “molla e sherrit” që shkaktoi tragjedinë në bllok (Lexo këtu).
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e ish-bllokut në Tiranë, mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2018. Në një lokal u qëllua për vdekje Fabjol Gaxha, ndërsa mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.
Martinaj ka mohuar r që të ketë qenë shënjestër e ndonjë atentati ndaj tij, duke thënë se nuk ka pasur lidhje apo rol në konfliktin e ndodhur (Lexo këtu).
Fabjol Gaxha dyshohet se u qëllua për vdekje nga ish-komandoja Mervjol Bilo, i cili vijon të jetë ende në kërkim.
Kujtojmë se Eljo Hato u lirua nga burgu në saj të një garancie pasurore prej rreth 1 milionë lekësh, për t’u hetuar në gjendje të lirë. Ai mbeti i paralizuar nga përplasja me armë mes dy grupeve, brenda ambienteve të lokalit (Lexo këtu). Eljo Hato akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, pasi të dyja palët kanë qëlluar me armë
(F.GJ/FAXWEB.AL)