12:12 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbardhet vendimi për Tahirin/ Artan Habilaj i kapur në përgjime: Isha në Tiranë te kunati i shokut Xhemal, kisha një punë

13:26 | 28/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0

Gjykata e Krimeve të Rënda ka zbardhur sot dhe vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin ku ka arsyetuar dhe dënimin e tij për njërën nga akuzat, atë për ‘shpërdorim detyre’, ndërsa ka rrëzuar 2 akuzat e tjera ‘pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’ dhe ‘trafik ndërkombëtar droge’ për mungesë provash.

Akuza e fortë e ngritur nga prokurorët e Krimeve të Rënda per pjesemarrje në grup të strukturuar kriminal, e cila në fund plasi si një ‘flluskë’ sapuni la jashtë qelisë ish-ministrin e Brendshëm i cili në deponimet e tij shprehej me ngulm se nuk i njihte dhe se nuk kishte pasur as kontakt me kushërinjtë e tij të largët, Habilaj tashmë nën gjykim në Itali për trafik narkotikësh.

Por në një nga fletët e vendimit të gjykatës së Krimeve të Rënda zbardhet një bisedë e Artan Habilaj me xhaxhain e Saimir Tahirit, i cili qe ‘shkes’ dhe për shitjen e audit të famshëm të Tahirit tek vëllezërit Habilaj.

Biseda sipas vendimit të zbardhur është bërë në nëntor të 2017-s, disa muaj pas shkarkimit të Saimir Tahirit nga detyra e ministrit, mes Kujtim Tahirit dhe Artan Habilajt ku vetë xhaxhai i ministrit i thotë se ‘D… i madh’ i ka kërkuar ta takojë në Tiranë. Në vendim sqarohet se gjatë përgjimit është përmendur emri i plotë i fëmijës së mitur të ish-ministrit Tahiri.
Kujtim Tahiri konfirmon për herë të dytë ditën e saktë dhe sqaron Artan Habilajn se “D… i madh’ nuk e ka urgjente.

Një ditë më pas Artan Habilaj telefopnohet nga një numër ende, mbajtësi i të cilit ende i paidentifikuar i cili e pyet se pse ishte në Tiranë: “Isha të kunati i shokut Xhemal, më çoi Kujtimi se unë nuk kisha patentë”, duke konfirmuar takimin që kishte pasur në Tiranë dhe duke rrëzuar alibinë e ish-ministrit Tahiri se kushërinjtë e tij i kishte takuar disa vite më parë:

Përgjimi i plotë:

Ndërsa për shtetasin Kujtim Tahiri, duke qënë ungj (vëllai i babit) i të pandehurit Samir Tahiri, atij nuk I është bërë e njohur e drejta tu përjashtuar nga detyrimi për të dëshmuar  (neni 158 i K.PR.Penale)prandaj thëniet e tij në këtë gjykim, ku nipi I tij është përjashtuar, nuk mund të përdoren.

Shtetasi Kujtim Tahiri rezulton nga aktet e fashikullit  gjyqësor se ka ndërmjetësuar edhe një takim mes të pandehurit Samir Tahiri dhe shtetasit Artan Habilaj në 2017. Nga procedimi i përgjimit i numrit telefonik 0692055777 të shtetasit Artan Habilajve, I kryer në kuadër të procedimit penal nr.134 të vitit 2016 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, rezulton se më datë 17.09.2017, Kujtim Tahiri me numër telefomnik 0695392503 telefonon shtetasin Artan Habilaj dhe I thotë se kërkonte ta takonte personi të cilin identifikion me emrin e fëmijës së personit dhe mbiemrin “I madh”. Në citimin e mëposhtëm, gjykata jep vetëm inicialet e emrit të fëmijëssë të pandehurit  Saimir Tahiri, për shkak se është I mitur, por në përgjim emri përmendet I plotë. Bisedat paraqiten si vijon:

Datë 17.09.2017 ora 18:38:30, Kujtim Tahiri me numër  0695392503 telefonin Artan Habilajn me nr. 0692055777.

503: Ku je?

777: Në punë. Ca kishe vlla?

503:Më tha si “D…. I madh”, nqs vjen ai vjen sjell vajzën në Durrës thuaj të vijë të më takoj mua der atje, po qe se vjen.

777:Po thuaj është urgjent të vete sot, apo të vete nesër.

503:Ja ta pyes.

777: Okej vlla

Datë 17.09.2017 ora 19:00:04, Artan Habilajn me nr. 0692055777 telefonon Kujtim Tahirin

503: S’ka problem dhe nesër tha…

777: Okej në rregull.

503: Po t’ishte afër e kishim ashtu tha…

777:Ti do vish nai xhiro nesër? Vemi bashkë…

503: Nuk e di, flasim nesër

777:Okej, ciao, ciao.

Artan Habilajn me nr. 0692055777, telefonohet nga një shtetas i paidentifikuar me nr telefonik 0692286554:

777: Hë mo shef?

554: Se më dërguar nja katër fotografi. Ku ishin në ca vendi?

777: aty në Tiranë, te ai… te kunati i shokut Xhemal…

554: Po me ça rasti?

777: PO jo mo, kisha një punë unë dhe ika me Kujtimin , se unë nuk kisha patent dhe vajtëm bashkë.

Siç rezulton nga përgjimi I fundit, të nesërmen e takim Artan Habilaj në një bisedë telefonike të kryer me një person të paidentifikuar konfirmon takimin në fjalë, ku ka qënë me Kujtimin në Tiranë.

(K.H/Faxweb.al)

Pas

U kap me drogë, arrestohet djali i kryebashkiakut të Bulqizës. Policia fsheh ngjarjen

Para

Mamaja bëri thirrje për të marrë armët kundër shqiptarëve, policia ndalon motrën e Katsifas (Video)

Para
Mamaja bëri thirrje për të marrë armët kundër shqiptarëve, policia ndalon motrën e Katsifas (Video)

Mamaja bëri thirrje për të marrë armët kundër shqiptarëve, policia ndalon motrën e Katsifas (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dosja ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, SPAK vijon edhe sot komunikimin e akuzave për të pandehurit

Elbasan/ Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë, vendos detyrim paraqitje për Denis Hasallën dhe Bledar Çullhajn

Vatra e zjarrit në Ulëz të Shkopetit/ E pamundur ndërhyrja nga toka, dy helikopterë nisin operacionin për shuarjen e flakëve nga ajri

Koçiu: “Shefqet Ndroqi” pajiset me aparaturën jetëshpëtuese, e para e këtij lloji në Shqipëri

Mbyllja e punimeve të Komisionit të Posaçëm, Xhafaj dorëzon në Kuvend dy dokumente bazë të punës së 14 muajve: Garantojnë standarte europiane

Sekuestrohen rreth 1600 çadra dhe shezlonë në Gjirit të Lalzit, procedohen 14 persona

Aksident në kryqëzimin e urës së Kardhiqit, autoambulanca që po transportonte një pacient përplaset me një makinë, tre të plagosur

PD denoncon për masakër urbane, Teliti: Pas Teatrit dhe “Asllan Rusit”, radha e Pallatit të Kongreseve të betonizohet

Brazili do t’i bashkohet zyrtarisht çështjes së gjenocidit në GJND kundër Izraelit

Të paktën 23 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.