18:54 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zbulohen parcelat në Shkodër me 924 bimë kanabis, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim (VIDEO)

12:52 | 19/05/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohen parcelat në Shkodër me 924 bimë kanabis, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim (VIDEO)

924 bimë kanabis janë gjetur dhe sekuestruar gjatë katër operacioneve që efektivët e Shkodrës kanë ndërrmarë në zona të ndryshme në Shkodër.

Gjatë aksionit, një person është vënë në pranga dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me sasinë e drogës së gjetur. Ndërkaq ka nisur procedimi penal për shtatë persona të tjerë, ndër ta dhe një kryeplak fshati. 

Detaje të Policisë së Shkodrës:

Vijojnë kontrollet e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen 924 bimë e fidanë Cannabis Sativa dhe 154 gr lëndë të dyshuara Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, 7 shtetas procedohen në gjendje të lirë dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur ish-Reparti Ushtarak, fshati Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Shkodër, pronë publike, ambient i hapur, u gjetën dhe u asgjësuan gjithsej 40 bimë (kubikë) të llojit Cannabis Sativa, dhe 160 bimë të llojit Cannabis Sativa të mbira në mënyrë të çrregullt.

Gjithashtu gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Pult, fshati Plan, vendi i quajtur qafa e Boshit, pronë publike, ambient i hapur, u gjetën të kultivuara 3 (tre) parcela dhe u asgjësuan gjithsejt 687 bimë të llojit Cannabis Sativa, fidanë.

Për këto raste procedohen në gjendje të lirë: L. K. 76 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg” Shkodër. D. K. 62 vjeç, banues në fshatin Gimaj Njësia Administrative Shalë Shkodër, me detyrë Kryeplak fshati, P. A. 49 vjeç, banues në fshatin Abat Shkodër, me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Shalë Shkodër P. Rr. 43 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër, me detyrë Kryeplak i fshatit Plan.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim për shtetasin: Gj. Sh. 31 vjeç, banues në fshatin Plan Njësia Administrative Pult Shkodër.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Aliaj, në vendin e quajtur pylli Rragamit, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan një parcelë gjithsej, me 25 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, fidanë gjithashtu pas kontrollit të banesës së Gezim Kacupaj, u gjetën dhe u sekuestruan ne cilësinë e provës matriale 154 gr, të dyshuara Cannabis Sativa. Per këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Gezim Kacupaj, 59 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe, Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: G. K. 29 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe.

Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Pukë gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të banesës të shtetasit Zef Gjergji, në territorin e Bashkisë Pukë, Njësia Administrative Gjegjan, fshati Mesul, vendi i quajtur Kodra, zonë e pyllëzuar, pronë publike, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 12 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva fidanë.

Për këtë rast shpallet në kërkim shtetasi: Z.GJ 57 vjeç, banues në lagjen Markatomaj Lezhë, Gjithashtu procedohen në gjendje të lirë:

  1. J. 48 vjeç, banues në fshatin Mesul Njësia Administrative Gjegjan Pukë, me detyrë Kryeplak në fshatin Mesul, A. P. 37 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Inspektor i Drejtorisë së Sherbimit pyjor Pukë, F. J. 43 vjeçe, banuese në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Kryetare e Njësisë Administrative Gjegjan Puke.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit” të parashikuara nga nenet 284-25, 283 dhe 300 i Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: KanabisShkoder
Pas

Veliaj shumë i lumtur me heqjen e çadrës, e shpreh me VIDEO

Para

Ish-e dashura e Majk bëhet nënë, ky është emri i djalit

Para
Ish-e dashura e Majk bëhet nënë, ky është emri i djalit

Ish-e dashura e Majk bëhet nënë, ky është emri i djalit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Ambasada e ShBA mbështet Akademinë e Sigurisë së Shqipërisë me Akreditimin e Parë Ndërkombëtar

“Ku shkuan 50 mln euro të shqiptarëve?, Gazment Bardhi: Balluku u rikthye në vendin e krimit! SPAK të hetojë aferën e tunelit të Llogarasë…

Presidenti Bajram Begaj në SHBA për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, zhvillon takim me shqiptarët në Philadelpia

Takimi në Janinë, Spiropali me homologun grek: Shqiptarët në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri ndërtojnë ura miqësie mes 2 vendeve

Shqiptarët të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024

Gjirokastër/ Braktisi makinën me 2 klandestinë në Memaliaj, shpallet në kërkim 30-vjeçari i dyshuar

Spiropali në Konferencën e 19 të kryeparlamentarëve të Nismës Adriatiko-Joniane në Janinë: Shqipëria, vlerë e shtuar për një Europë të re, më të madhe, më të fortë, më të sigurt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.