22:11 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohet i dyshuari për vrasjen e Oliver Ivanovic (FOTO)

12:28 | 23/01/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Kosova, Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet i dyshuari për vrasjen e Oliver Ivanovic (FOTO)

Vijojnë ende hetimet mbi vrasjen e Oliver Ivanoviç, ndërkohë që burimet e Arbresh.onfo kanë zbardhur emrin e të dyshuarit kryesor.

“Milan Radojcic dhe grupi i tij dyshohet se kanë kryer vrasjen e liderit të inciativës “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq,”- shkruan portali kosovar.

Sipas burimeve, vrasësi i Ivanoviç kishte qëlluar disa herë mbi të ndërkohë që makina e tij “Opel” me të cilën ishte larguar dhe e cila ishte gjetur e djegur më pas, ishte parë e parkuar disa herë aty ku parkoheshin edhe veturat e Millan Radojcic dhe të grupit të tij.

Burimet thonë se dy ditë para vrasjes së Ivanoviç, dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet, ishin në zyrën e Milanit.

Edhe bashkëshortja e Oliver Ivanoviç kishte deklaruar se personi që vrau Oliverin mori urdhër nga Milan Radojcic dhe grupi i tij.

Po ashtu, thuhet se më 27 korrik të vitit 2017, kur kandidatura e Oliver Ivanoviç për kryetar të Mitrovicës Veriore ishte bërë zyrtare, Milan Radojcic kishte deklaruar se ai do t’i filloj kërcënimet karshi tij dhe se nëse nuk heq dorë, do ta vrasë atë.

Kjo pasi, Ivanoviq ishte i padëshiruar nga shteti serb pasi thuhej se nuk po bënte asgjë për të mirë te serbëve të Kosovës.
Ndërkaq, më 28 shtator të vitit 2017, automjeti privat i Ivanoviq ishte kallur si kërcënim direkt ndaj tij dhe kandidaturës së tij për kryetar të komunës së Mitrovicës Veriore, shkruan Arbresh.info.

Burimet po ashtu thonë se po më 28 shtator të vitit 2017, Oliver Ivanoviq kishte deklaruar se ‘situata kishte ndryshuar për të keq. Frika e njerëzve është e paparashikueshme. Këta njerëz nuk kanë frikë nga shqiptarët por nga serbët, të cilët vozisin automjete Jeep-a pa targa të regjistrimit”.
Ivanoviq kishte paralajmëruar ndër të tjera edhe mundësinë e eskalimit të situatës në Mitrovicën e Veriut.

Ministri për Kosovën në Qeverinë Serbe, Marko Gjuriq kishte akuzuar Oliver Ivanoviqin gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovës duke thënë se ai ka bashkëpunim me autoritetet mbrojtëse të Kosovës.

Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar të këtij viti rreth orës 8:00 derisa po hynte në selinë e partisë së tij.

Vrasja e tij ka shkaktuar reagime të shumë në Kosovë dhe jashtë saj.
Ai është varrosur në Beograd më 18 janar në kompleksin e varrezave.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: dyshimefotoivanovicolivervrasje
Pas

Familjarët e Aldisonit nuk pranohen në varrim: Ja nga çfarë kemi frikë

Para

Banori përgënjeshtron Subashin: Toka ku do ndërtohet incineratori nuk është e Vrionëve, por e imja (VIDEO)

Para
Banori përgënjeshtron Subashin: Toka ku do ndërtohet incineratori nuk është e Vrionëve, por e imja (VIDEO)

Banori përgënjeshtron Subashin: Toka ku do ndërtohet incineratori nuk është e Vrionëve, por e imja (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.