01:53 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohet itinerari, si u kapën dy shqiptarët në Itali me 900 kilogramë drogë

18:12 | 26/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kapen 900 kilogramë drogë brenda skafit në Itali, arrestohen dy shqiptarë (VIDEO)

Kanë dalë detaje të reja nga operacioni i përbashkët policor shqiptar, italian dhe ai malazez, ku u finalizua me sekuestrimin e një gomoneje në Bari me 885 kilogramë drogë.

Dy shqiptarët përkatësisht K.B., 52 vjeç dhe B.A., 39 vjeç, të dy nga Vlora, mësohet se kishin kaluar kufirin me pasaportë të rregullt si këmbësor.

Por policia kufitare që ka sinjalizuar Policinë e Malit të Zi, duke i vënë në dijeni për dyshimet ndaj këtyre dy shtetasve se mund të merreshin me trafik droge. Kaq mjaftoi që homologët malazezë t’i mbanin dy shqiptarët në vëzhgim deri sa ata kanë shkuar në det ku kanë marrë gomonen me drogë dhe janë nisur për Itali. Gomonia me drogë u nis nga Mali i Zi.

Mjeti i lundrimit u pikas dje rreth orës 19:00, ndërkohë që Guardia di Finanza iu bëri shenjë skafistëve të ndalonin, por këta të fundit nuk iu binden urdhrit.  Shqiptarët janë arrestuar nga policia italiane në një banesë dhe ishin të lagur. (J.V/Faxweb)

Detaje të policisë

Sqarim i Policisë së Shtetit për operacionin antikanabis Shqipëri – Mali i Zi – Itali

Gomonia me drogë, e nisur nga Mali i Zi, që u kap në Foxhia të Italisë falë një operacioni ndërkombëtar u iniciua nga një informacion i Policisë shqiptare.

Shtetasit me iniciale A.B. 40 vjeç dhe K.B., 53 vjeç nga Vlora të arrestuar në flagrancë për trafik ndërkombëtar narkotikësh, kanë kaluar në datë 22 janar 2018, në orën 14:42 minuta dhe 15:34 në Pikën e Kalimit kufitar të Muriqanit drejt Malit të Zi.

Bazuar në informacionet për implikim të mundshëm në aktivitet kriminal, Policia shqiptare njoftoi homologët malazeze për lëvizjet e dy të dyshuarve.

Ata u mbajtën nën vëzhgim për 3 ditë me radhë në territorin e Malit të Zi.

Me daljen e gomones në det u angazhuan forcat e Guardia di Finanzas dhe policitë kufitare të 3 vendeve si dhe Frontex. Pas disa orë ndjekje, trafikantët kanë hedhur në det lëndën narkotike dhe janë larguar duke tentuar arratisjen, por pa sukses.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rastit të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve.

Pas

Historia tragjike e adoleshentes,i dërgoi gabimisht mesazhin të dashurit të saj dhe më pas vari veten

Para

Thirrja e fundit e LSI-së për protestën: Të gjithë nësër bashkë kundër derrave

Para
Përgjigjet e Ramës ndaj pyetjeve të LSI, Vasili: Kryeministër me aritmetikë të gremisur.

Thirrja e fundit e LSI-së për protestën: Të gjithë nësër bashkë kundër derrave

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.