Lulzim Alushaj është kandidati i tretë që futet në garë për postin e prokurorit të përgjithshëm, që pritet të zgjidhet në fillim të verës në vendin tonë.
Alushaj nuk është një emër i panjohur, pasi në pozicionin e avokatit ai ka dalë në skenë në mbrojtje të interesave të emisionit Top Story, që transmetohet në Top Channel.
Ndërkohë që më herët ka aplikuar për postin e prokurorit të përgjithshëm edhe Olsian Çela, i cili është prokuror pranë Krimeve të Rënda.
Paraditen e sotme zyrtarizoi kandidaturën dhe Prokurorja e Apelit në Tiranë Fatjona Memçaj.
Ajo ka përfunduar shkollën e magjistraturës në 2002 dhe gjithashtu ka mbaruar studimet për doktoraturë në Universitetin Middlesex, Londër.
Memçaj njihet si prokurorja që dënoi në apel Kastriot Ismailin dhe prokurorja që ka përfaqësuar çështje kundër korrupsionit. Fatjona Memcaj aktualisht është edhe Anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post