Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zgjedhur personin që do të jetë shef i kabinetit në Presidencë. Ai është ish-këshilltari i presidentit Bamir Topi, Arben Cici.
Cici është është pedagog në një universitet privat dhe ka një karrierë të gjatë në fushën e diplomacisë. Madje ka qenë edhe ndër pritësit e Presidentit amerikan Bush gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
KUSH ËSHTË ARBEN CICI:
Ai u lind në Korçë më 1960. Pas diplomimit në Universitetin e Algjerit, Fakulteti i Përkthimit (1988), ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës, Katedra e Gjuhës Frënge (1988-1992).
Nga viti 1992 shërben në fushën e diplomacisë, përkatësisht: Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse, Drejtor i Protokollit të Shtetit, Ambasador në Republikën e Kroacisë, Drejtor i Protokollit të Shtetit, Këshilltar Diplomatik i Presidentit të Republikës. Aktualisht është Ambasador në Mbretërinë e Danimarkës.
Mban titullin e Doktorit të Shkencave Historike që nga viti 1999. Aktualisht jep mësim në disa universitete publike dhe private në Tiranë dhe Prishtinë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë e ceremonialit diplomatik. Është autor i botimit të parë të ”Ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë” (1988), bashkautor i librit ”Hyrje në teoritë politike moderne” (2009) dhe autor i shumë artikujve shkencorë e publicistikë në fushën e diplomacisë dhe më gjerë.
Zotëron gjuhët frënge, angleze, arabe dhe italiane. Fryt i interesave dhe i punës së tij shkencore në historinë e diplomacisë shqiptare është edhe libri ”Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934” që keni në dorë. (D.D/Shuplaka)