Është zbuluar një tjetër anëtare e bandës së Rinasit. Sipas informacioneve ajo është ish-efektivja Edlira Bici.
Bici e cila ka punuar më pareë si ish-police në Kombinat dhe ishte ajo që ka djegur furgonin e kamuflimit.
Mësohet se Edlira Bici është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.
Ndërkohë kujtojmë që me herët identitetin e ish-efektives e ka pralajmëruar dhe gazetarja Anila Hoxha.
Ish-policja besohet gjithashtu se është personi që ka djegur makinën në Bathore, për të shpërqendruar aksionin e policisë. Për ndalimin e saj është duke u zhvilluar një aksion në Tiranë.
Edlira Bici, në bazë të informacioneve të mbledhura, dyshohet se është njohje e vjetër e Admir Murataj dhe grupit të tij. Ka dyshime se kishte lidhje intime me njërin nga anëtarët e bandës.
Kujtojmë që sot u zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda seance për 3 të arrestuarit e tjerë të dyshuar se janë përfshirë në grabitjen e 9 prillit në aeroportin “Nënë Tereza”.
Pas Alkond Bengasit, që do të marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, Gjykata ka vendosur që të lërë në burg Oltjon Veseli, Saimir Çela dhe Reinaldo Sula.
(s.a/faxweb.al)