Komisioni i Venecias ka publikuar ditën e sotme një draft raport me të cilin komenton dekretin e Presidentit të Shqipërisë për dekretin me të cilin vendosi shtyrjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Komisioni i Venecias ka dalë në konkluzionin se Meta ka shkelur Kushtetutën. Ja çfarë thuhet në një nga paragrafët e raportit të siguruar:
“Presidenti shkeli Kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetence të tillë në Kushtetutë e në ligj”.