Zbulohet shkresa që vërteton se ish-ministri Manjani, menjëherë pas shkarkimit , ka vizituar kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Shkresa në fjalë është bërë publike në në emisionin “Studio e Hapur” të moderatores Eni Vasili, ku tregohet protokolli i hyrjeve-daljeve të ish-ministrit në institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Bazuar në këto të dhëna, mësohet se Manjani ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kryeprokurorin Adriatik Llalla për rreth një orë, nga 18:45-19:40. Nuk dihet se për cfarë kanë biseduar ata gjatë kësaj ore, por takimi mes tyre tanimë është fakt i kryer.
Ministri Manjani fill pas shkarkimit, bëri deklarata shumë të rënda kundër ministrave të qeverisë, duke thënë se ata flenë me dashnore të “Santa Quaranta”, hoteli i të shumëkërkuarit Klement Balili. (D.D/Shuplaka)