Dy persona kanë zbuluar një pako të dyshimtë në makinën e tyre gjatë paradites së sotme, në autostradën Fushë Krujë- Milot, afër vendit të quajtur Gjormë. Ata po udhëtonin në automjetin e tyre tip “Benz 190” nga Tirana për në Pukë.
Pakoja e dyshimtë ishte vendosur pikërisht në bagazhin e automjetit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme. Paraprakisht dyshohet për lëndë shpërthyese. Pritet që në vendngjarje të mbërrijnë edhe njësitë speciale antieksplozivë. Vijon…