Pedagagogu Fitim Zekthi i ftuar në studion e Fax Neës ka folur mbi arrestimet e zyrtarëve të Bashkisë së Lezhës të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumetash.
Zekthi tha se nuk është problemi nëse është i fajshëm apo i pafajshëm Fran Frrokaj, por nëse do kthehet sistemi në atë kohë kur drejtësinë e bënte më i forti.
“Fran Frrokaj personalisht nuk më duket fajtor, ai është ndër të vetmit kryebashkiakë sqimatarë të punës jo të propagandës. Është arrestim politik.
Prokuroria sot nuk është organ i pavarur. Drejtohet sot nga një njeri që mund të jetë shumë e ndershme apo e aftë profesionalisht por është zgjedhur në mënryë antikushtetuese sepse askund në Kushtetutë nuk flitet për prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm. Jo vetëm kaq por është zgjedhur me vetëm 50% të votave e jo me tre të pestave siç e parashikon Kushtetutave.” – u shpreh Zekthi.
Zekthi tha se sa më i korruptuar të bëhet shteti, aq më të nevojshme e ka të pohojë veten duke arrestuar nga të gjitha anët për të treguar se është i barazlarguar nga të gjithë.
“Ka arrestuar Fran Frrokajn për të pohuar veten.” – tha ai.
Zekthi tha se opozita nuk mund të shprehet sepse aty mund të ketë persona që mund të kenë bërë vepra penale dhe do t’i duhet të mbajë përgjegjësi në një moment të mëvonshëm. Nuk mund të shprehet është apo jo i fajshëm ta mbrojë.
“As unë nuk po e mbroj atë personalisht. Por po them nga këndvështirimi i një pedagogu të shkencave politike apo si opinionist që është arrestim politik.” – u shpreh Fitim Zekthi.
(E.L/Faxweb)