01:46 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Zemra e bebit pushoi së rrahuri, ishte sa një kikirik”, Sara Hoxha tregon humbjen e fëmijës së saj të parë

08:30 | 16/10/2018
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sara Hoxha kritikon Ledionin në bisedë private, moderatori bën publike sms-të

Sara Hoxha ka dhënë ditën e djeshme një nga intervistat e para për një media, udhëhequr nga gazetari Eraldo Rexho, dhe me pyetjet e shtruara nga bashkëshorti i saj Ledion Liço.

Kjo intervistë padyshim që është pritur me interes të veçantë duke ditur faktin se ndryshe nga e motra, Lori, Sara ka vendosur që të jetë e tërhequr në raportin e saj me mediat, duke preferuar që të shmangë sa më shumë daljet në ekran. Mirëpo fakti që është bërë nënë, dasma dhe jetesa me Ledion Liçon kanë bërë që trashëgimtarja e Top Channel të vendosë të thyejë heshtjen.

Në këtë moment Sara bashkë me Ledionin kanë treguar se Londoni nuk është fëmija i tyre i parë, pasi ata kanë humbur një tjetër bebe në muajt e parë të shtatzënisë. Sara tregon se e ka përjetuar keq humbjen e këtij fëmije, e megjithatë për Londonin ajo po di të jetë një nënë shembullore.

L: A ishte London një surprizë?

S: London ishte me vetëdije të plotë. Ne kemi patur një shtatzëni përpara London, që fatkeqësisht u ndërpre në mes, sepse zemra e bebit pushoi së rrahuri. Dua ta them këtë, sepse është diçka që u ndodh shumë njerëzve, është shumë e trishtë, por dua që të kuptojnë që nuk është përfundimtare ajo ndjesi. Ti e mban mend se sa u mërzitëm për një fëmijë që ishte sa një kikirik, që as nuk e njohëm, dhe aty e kuptuam sa shumë donim që të krijonim një familje tonën.

L: Për brezin e prindërve tanë të bënin fëmijë 21 vjeç ishte normë, por tani gjërat janë pak ndryshe… A sakrifikove shumë për të patur London?

S: Kjo është e vështirë, kurdo që vjen. Edhe 30 vjeç nuk është se do të dija të bëja më shumë se tani… Nuk ka një libër me udhëzime. Unë kam lexuar pafund libra, kam kërkuar me orë të tëra online, por të jesh mama është instiktive. London Noor për mua është çdo gjë, asnjë sakrificë nuk është më e madhe se ai. Sidoqoftë me mbështetjen e duhur, asnjë nuk ka pse të zgjedhë. Arrin t’i bësh të gjitha, sigurisht prioritetet ndryshojnë, por ekuilibrin e ke ti në dorë. Kur më pyesin a do ishte më mirë të kishe pritur, e mendoj që edhe mund të kisha pritur, por shkoj në shtëpi, e shoh atë në sy, dhe them ‘joooo, kjo është gjithçka në jetë’.

L: Ata që kanë fëmijë e dinë që kur vjen në familje gjërat në çift ndryshojnë? Si kanë ndryshuar ato për ne sipas teje?

S: Është koha që të mbetet për njëri-tjetrin ajo që ndryshon. Kur ishim vetëm unë e ti, kishim kohë pafund për njëri-tjetrin. Tani kemi vetëm dy orë (cilësore). Është çështje ekuilibri, natyrisht ke më pak kohë, por i shfrytëzon më mirë. Unë sot të dua më shumë se përpara se të kishim London, sepse shoh përkushtimin tënd, dashurinë për të dy ne.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

“Do të publikohen shumë shpejt”, Çollaku: Kam në dorë dosje ku përmenden shumë emra…

Para

3 “shuplaka” në 37 minuta/ Anglia shënon fitoren historike ndaj Spanjës, nuk ndodhte që nga…

Para
3 “shuplaka” në 37 minuta/ Anglia shënon fitoren historike ndaj Spanjës, nuk ndodhte që nga…

3 “shuplaka” në 37 minuta/ Anglia shënon fitoren historike ndaj Spanjës, nuk ndodhte që nga...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.