18:07 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh? Ristani tregon kushtin e vetëm të PD-së

08:19 | 18/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh? Ristani tregon kushtin e vetëm të PD-së

Propozimi i kryedemokratit Lulzim Basha për të djegur mandatet e deputetëve të tij, duket se do të sjellë një situatë të re politike në vend. Zëra thonë se mund të ketë dhe zgjedhje të parakohshme, po ende nuk ka një datë se kur do të merret vendimi final dhe në strukturat e PD-së. I ftuar në studion e Fax News, ish-deputeti Arben Ristani u shpreh se kjo ishte e vetmja rrugë që i ngelej opozitës.

I pyetur nga Kastriot Çipi nëse është PD gati për zgjedhje të parakohshme, Ristani u shpreh se më e rëndësishme është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira. Dy bashkëbiseduesit hodhën tezën se Rama mund të shpallë që nga e enjtja zgjedhjet e parakohshme, për ti dhënë fund krizës politike.

“Kërkohet krijimi i kushteve për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, me Ramën në pushtet kjo nuk mund të ndodh. Opozita nuk mund të kapet në befasi nga zgjedhjet e parakohshme, pasi prej kohësh po përgatitet me strukturat dhe me bazën”, u shpreh Ristani.

Më tej anëtari i kryesisë së PD-së u shpreh se në gjykimin e tij për Shqipërinë nuk është problem sistemi zgjedhor, më shumë sesa kapja që i bëhet zgjedhjeve nga ana e politikëes.

“Unë besoj se të gjitha sistemet janë të kolauduara ndërkombëtarisht dhe janë demokratike. Nëse ka garanci se zgjedhjet janë të lira dhe krijohen të gjitha kushtet, sistemin është kollaj që ta ndryshojmë dhe ta bëjmë si të duam. Unë kam qenë në shumë takime që ka zhvilluar zoti Basha me aleatët, dhe ata bjenë dakord me këtë”, tha Ristani, ndërsa shtoi se nga dita e sotme mund të nisë mbledhja e strukturave drejtuese në PD.

Kujtojmë se derimë tani kryeministriu Edi Rama nuk ka një reagim për djegien e mandateve të PD-së, dhe nuk dihet qëndrimi që mazhoranca do të mbajë.

I vetmi reagim nga socialistët ishte ai i ministres Elisa Spiropalit, e cila shprehej: “Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë”.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Arben RistaniBashadjegia e mandateve
Pas

Familjarët e Krenarit fansa të Luanës: Ja postimi që zbuloi gjithçka

Para

FOTOT/ Kush janë dy viktimat e atentatit në Vlorë, lidhja me ”Çipurin”, anëtarin e bandës së Gaxhait

Para
FOTOT/ Kush janë dy viktimat e atentatit në Vlorë, lidhja me ”Çipurin”, anëtarin e bandës së Gaxhait

FOTOT/ Kush janë dy viktimat e atentatit në Vlorë, lidhja me ''Çipurin'', anëtarin e bandës së Gaxhait

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti Bajram Begaj në SHBA për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, zhvillon takim me shqiptarët në Philadelpia

Takimi në Janinë, Spiropali me homologun grek: Shqiptarët në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri ndërtojnë ura miqësie mes 2 vendeve

Shqiptarët të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024

Gjirokastër/ Braktisi makinën me 2 klandestinë në Memaliaj, shpallet në kërkim 30-vjeçari i dyshuar

Spiropali në Konferencën e 19 të kryeparlamentarëve të Nismës Adriatiko-Joniane në Janinë: Shqipëria, vlerë e shtuar për një Europë të re, më të madhe, më të fortë, më të sigurt

Kallas vizitë në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Rusi, vdesin të gjithë anëtarët e ekuipazhit

Efekti Trump? CNN: Më shumë amerikanë se kurrë po kërkojë shtetësi britanike pas mandatit të dytë të presidentit të SHBA

Tare nënshkruan me Milanin, palët gjejnë gjuhën e përbashkët

Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.