Turqia sot voton në balotazhin presidencial. Më shumë se 60 milionë shtetas turq janë regjistruar për të votuar, duke përfshirë 4,9 milionë votues për herë të parë.
Disa votues shkuan në mënyrë jo fort të zakonshme nëpër vendvotime.
Një grua mori me vete qengjin e saj, e cila u xhirua nga punonjësit e vendvotimit u bë virale në rrjetet sociale.
Bir vatandaş kuzusuyla birlikte oy kullanmaya geldi. pic.twitter.com/w0to76Whzk
— Seçim 2023 (@secimtr2023) May 28, 2023
Po ashtu, një burrë u dërgua të votojë në krevatin e tij të spitalit, derisa një çift i ri shkoi të votojë nga ceremonia e tyre e martesës.
Në balotazh, presidenti aktual Erdogan po përballet me kandidatin opozitar Kemal Kılıçdaroglu.
Turks take voting very seriously if you still didn’t realise that yet pic.twitter.com/ME36J1qyjw
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) May 28, 2023
Sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, më shumë se 1,92 milionë persona kanë votuar tashmë në misionet e huaja dhe portat doganore të Turqisë, nga 20 deri më 24 maj.