Kandidati për kryetar i Komunës së Sarajit nga radhët e Lëvizjes BESA në Maqedoni Bashkim Bakiu, përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook ka denoncuar një rast këcënimi me jetë.
Sipas tij gjithçka është e motivuar politikisht dhe ai është shprehur se ka bërë një denoncim në polici për këtë kërcënim.
“Kërcënimi nuk do të më ndalë. Jetën e jep dhe e merr Zoti! Humbjen tuaj nuk mundet ta ndalë askush! Rasti është paraqitur ne polici, si dhe tek faktori ndërkombëtarë!”, shkruan në profilin e tij kandidati për kreun e Sarajit nga Lëvizja BESA. (J.V/Shuplaka)