Mali i Zi është futur në një paqartësi politike pas zgjedhjeve të djeshme që kanë shënuar një avancim të rëndësishëm të opozitës filoserbe, çka ka sjellë edhe sinjale të rëndësishme për orientimin politik.
Mbrëmë menjëherë pas daljes së rezultateve, në rrugët e Podgoricës janë valëvitur flamuj të Serbisë, ndërkohë që të gjithë krerët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” kanë shkuar në rresht për të puthur dorën e Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije.
Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviçit ka dalë partia më e votuar dhe ka marrë 30 mandate, por për të bërë qeverinë i duhen edhe 11 të tjera.
Opozita proserbe është në kufirin e 38 mandateve, ndërkohë që formacione të tjera opozitare si “Lista
Bardhë e Zi” e Dritan Abazoviçit është çelësi për qeverinë e re.
Në një intervistë të dhënë se fundmi, ai tha se votat e tij do të bëjnë diferencën, ndërsa e cilësoi veten si personi që do të bëjë edhe ndryshimin e lojës.
Ai tha se ka pasur shumë sulme, edhe prej partive nacionale shqiptare, që sipas tij, nuk duan të pranojnë që një shqiptar mund të përfaqësojë në Malin e Zi në një nivel më të lartë.
Ai ka siguruar se me Qeverinë e re të Malit të Zi, nuk ka për të pasur ndryshime të politikave të jashtme, dhe se do të bëjë koalicion ‘vetëm ata që janë të gatshëm të bëjnë sistemin e qeverisë së ekspertëve”.
Јако емотиван сусрет митрополита Амфилохија и лидера коалиције “За будућност Црне Горе” Здравка Кривокапића….
‼️СВЕТИЊЕ СУ НАС САЧУВАЛЕ‼️#MonteNegroElections #crnagoraizbori pic.twitter.com/6NFXYdWSxm
— Milos Peric (@MilosPeric1244) August 30, 2020
Gjukanoviç, nga selia e partisë së tij tha se së bashku me patnerët tradicionalë mund të arrijmë 40 mandate por kjo mbetet për tu parë.
Për herë të parë, ai paraqiti mundësinë e një hapje rruge të tij si pasojë e votës. “Ne jemi gati të tërhiqemi nëse e tregojnë numrat. Ne kemi bërë shumë për këtë vend dhe jemi të interesuar për një stabilitet e prosperitet të Malit të Zi”, tha Gjukanoviç.
Ndërkaq, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shprehur entuziazmin për rezultatet e opozitës, duke thënë që ajo ka fituar në veri të vendit.
E në fakt, humbja e DPS-së së Gjukanoviçit është e dyfishtë pasi ka humbur edhe dy nga bashkitë më të rëndësishme bregdetare; atë të Budvës dhe Herceg Novit.
Media ruse Sputnik është në delir dhe po shpërndan video të festimeve me flamuj serb dhe me entuziazmin e Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe. i cili duhet thënë realisht se është fituesi real i këtyre zgjedhjeve, pasi ka mobilizuar një numër të madh qytetarësh që të votojnë, duke ardhur nga Serbia, ku jetojnë një numër i madh banorësh me origjinë nga Mali i Zi, të cilët kanë shkuar në Beograd e qytete të tjera që nga koha e Titos.
Për të parë çdo të ndodhë: a do të formojë qeveri opozita proserbe, duhet pritur, por fakt është se një rezultat duket se ajo e ka arritur dhe ka shumë gjasa që qeveria e re të mos e zbatojë planin për dëbimin e Kishës Serbe nga Mali i Zi, çka paralajmëroi Gjukanoviç në ditët e fundit të fushatës. Ndaj dhe entuziazmi ishte kaq i madh.